Sot Kryetari i Bashkise Berat Z. Petrit Sinaj, kreu nje takim me tre Kryetare Bashkie nga Rajonet Arbereshe ne Itali; Kryetaret e Komunave Arbereshe , Alessandor Tochi ( komuna Civita), Antonio Ponillo( komuna Vaccarizzo Albanese ) dhe Z. Ferdinando Noccilli ( Komuna Spezzano) . Takimi u realizua ne kuadrin e javes se gjuhes Italiane, organizuar nga Konsullata Italiane ne Vlore, Instituti Italian i Kultures, Ambasades Italiane ne Shqiperi, ne bashkepunim me Bashkine Berat.
Gjate takimit , Kryetaret e Bashkive Arbereshe , vleresuan se tepermi kulturen dhe vlerat e qytetit te Beratit dhe u shprehen se lidhjet ndermjet popullit Arberesh me popullin Shqiptar vazhdojne te jene teper te cmuara dhe ne komunat ku ata jane Kryetare Bashkie vazhdon dhe ruhet akoma gjuha Arbereshe. Kryetari i Bashkise Z. Sinaj , vleresoi bashkepunimin ndermjet vendeve respektive dhe u shpreh se lidhjet kulturore dhe jo vetem, ndermjet Komunave ne Itali dhe Bashkise se Beratit do te njohim vetem rritje.
Gjate takimit , perfaqesuesja e Ambasades Italiane ne Shqiperi, transmetoi edhe mesashin pershendetes te Ambasadorit Italian ne Shqiperi Z. Gaiani, i cili ka mbeshtetur personalisht kete iniciative.
Ne kete kuader, Grupi Arberesh do te organizoje edhe nje koncert ne Qendren Kulturore te Beratit me muzike dhe kenge Arbereshe.