Asambleja e SHAUK Berat –Kucove ne bashkepunim me Prezencen e KFW, GIZ dhe DPUK ,shpall konkursin per perzgjedhjen e kandidatures per Administrator te SHAUK Berat –Kucove .
Kandidatet e interesuar duhet te plotesojne kriteret e meposhtme dhe dokumentacionin per procedurat perkatese sipas ketyre afateve
1-Brenda dates 31.01.2015 dorezohen dokumentat e cdo aplikuesi prane Bashkise Berat,Drejtoria e Marredhenieve me Publikun dhe Burimeve Njerezore.
2-Ne periudhen 01.02.2015 -08.02.2015 nga komisioni i institucioneve qe shpallin konkursin do te behet shqyrtimi i dokumentacionit dhe testimi i kandidateve .
3– Brenda dates 15.02.2015 do te behet njoftimi i Asamblese dhe Keshillit Mbikqyres dhe do te zgjidhet Administratori i SHAUK Berat –Kucove .
Kandidatet te plotesojne me korrektesi dokumentat ligjore dhe te respektojne legjislacionin ne fuqi dhe afatet kohore.
Kriteret dhe kerkesat qe duhet te plotesojne kandidatet e interesuar :
Kandidadi i suksesshem duhet te jete i afte te:
– Drejtoje UK Berat – Kuçove ne menyre te suskseshme
– Te rrise performancen e ndermarrjes, ne drejtim te rritjes te permiresimit te sherbimit per qytetaret
– Te rrise nivelin mbulimit te kostove operative dhe te pergjithshme nga te ardhurat e ndermarrjes
– Te ule humbjet teknike dhe adminsitrative te ndermarrjes
– Te permiresoje marredheniet e ndermarrjes me qytetaret
– Te adaptoje funksionimin e ndermarrjes ne kuadrin e ndryshuar te reformes administrative dhe te sektorit te ujit
KRITERE TE PERGJITHSHME(parakusht per pjesemarrjen ne procesin e vleresimit)
1-Arsimi i Larte i maksimalizuar ne nivel diploma
2-Kualifikime Profesionale
3-Profesionet e preferuarInxhinieri (Ndertim,Hidro) etj dhe Ekonomik
4- Eksperience pune ne profesion mbi 10 vjet
5- Eksperience pune ne drejtim mbi 5 –vjet ne pozicione drejtues te administrates
6-Referenca dhe vleresime ne funksion te performances nga punedhenesi
7-Eksperienca ne hartimin ,zbatimin ,implementimin dhe menaxhimin e projekteve te ndryshme
8- Deshmi Penaliteti
KRITERE TE VECANTA te cilat ndikojne pozitivisht ne proçesin e vleresimit
1-Te kete njohuri te mira ne gjuhet e huaja anglisht dhe frengjisht
2-Te kete njohuri shume te mira ne kompjuter ne programet baze (word .excel, powerpoint ,autocad)
3-Aftesi komunikimi,pune ne grup dhe ndertimi imarredhenieve nderpersonale, aftesi negociimi dhe per zgjidhje konfliktesh
4-Kandidati duhet te kete grumbulluar pervoja ne drejtim ne role dhe mjedise te ndryshme profesionale dhe shoqerore.
5-Te qenit krijues ,efektiv dhe te ketevizion e besueshmeri.
6-Angazhime publike dhe bashkepunim. Mentaliteti sherbimi ndaj klientit dhe orientimi drejt zgjidhjeve.
Nder kandidaturat qe plotesojne kriteret e mesiperme do te perzgjidhen kandidatet qe do te ftohen per nje prezantim perpara komisionit vleresues. Takimi prezantues synon te nxjerre ne pah personalitetin e kandidateve, motivimin e tyre per pozicionin drejtues, njohurite e tyre specifike per sektorin e ndermarrjes publike, vizionin afatshkurterdhe afatmesem per rritjen e performances se ndermarrjes. Me tej kerkohet qe ne takimin prezantues kandidati te identifikoje drejt sfidat e pritshme ne pozicionin e ri dhe te zhvilloje nje strategji se si do te perballohen keto sfida.
Ky njoftim shpallet publikisht ne websitin e Bashkise Berat, afishohet ne ambjentet e Bashkise Berat dhe SHAUK Berat –Kucove, si dhe ne mediat lokale .