Bashkia Berat është një nga 15 Bashkitë që ka fituar dhe është përfshirë në projektin 5-vjeçar për përmirësimin e qeverisjes vendore të USAID-it. Projekti kryesisht synon në përmirësimin e efikasitetit së grumbullimit të taksave, kontrollit të territorit, përmirësimin e shërbimeve publike etj. Në takimin e datave 25-27 Qershor, specialistë të USAID, Agjencisë Amerikane për Zhvillim, së bashku me stafin e Bashkisë Berat identifikuan projekte prioritare që do të mund të përmirësojnë efikasitetin ne punës në shërbim të qytetarëve. Ndër projektet e identifikuara janë: informatizimi i shërbimit të pagimit të taksave, instalimi i sistemit GIS, dhe trajnimi i stafit mbi këtë program bashkëkohor kompjuterik që do ta lehtësonte së tepërmi punën në kontrollin e territorit, përmirësimin e transparencës të punës së bashkisë ndaj qytetarëve duke nxitur format e reja të komunikimit elektronik dhe përmirësimin e ndërveprimit në faqen e internetit. Implementimi i projekteve të identifikuara do të fillojë në muajin shtator dhe do të vijojë në 5 vitet ne vazhdim.