Njoftim për shpronësim publik
Në zbatim të Ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet publike dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private, për interes publik”, i ndryshuar, si dhe për shkak të pamundësisë së njoftimit individual nga Agjencia Shtetërore për Shpronësim të çdo pronari, pasuria e paluajtshme e të cilit preket nga realizimi i projektit “Rruga e re Bilçë–Drobonik”, Bashkia Berat, njoftojmë pronarët që preken nga realizimi i këtij projekti të paraqiten pranë Njësisë Administrative Velabisht për të marrë njoftimet individuale për shpronësim publik.
Ju falënderojmë për bashkëpunimin.
Bashkia Berat Për një Berat të Qytetarëve