Home / Njoftime / NJOFTIM PËR KONSULTIM PUBLIK

NJOFTIM PËR KONSULTIM PUBLIK

NJOFTIM PËR KONSULTIM PUBLIK

Bashkia Berat, në bashkëpunim me Këshillin Bashkiak Berat, do të zhvillojë procesin e konsultimit publik:

“Mbi shprehjen e mendimit të qytetarëve për procesin e reformës territoriale-administrative, si dhe për projektbuxhetin afatmesëm 2027–2029”.

Në dëgjesat publike do të marrin pjesë këshilltarët bashkiakë dhe përfaqësues të administratës së Bashkisë Berat.

Këto dëgjesa synojnë të garantojnë pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes, duke krijuar mundësi për paraqitjen e pyetjeve, sugjerimeve dhe propozimeve lidhur me zhvillimin e territorit dhe përcaktimin e prioriteteve buxhetore për periudhën 2027–2029.

Bashkëlidhur gjendet kalendari i dëgjesave publike, me datat, oraret dhe vendet përkatëse të zhvillimit të tyre.

Pjesëmarrja e qytetarëve është e mirëpritur!