DIVA/IDVA – Teknologjia në shërbim të trashëgimisë dhe zhvillimit lokal
DIVA/IDVA- Inovacion Digjital për Vlerësimin e Trashëgimisë Lokale është një projekt inovativ që po transformon mënyrën se si kuptojmë, menaxhojmë dhe promovojmë vlerat e territorit tonë. Duke integruar të dhëna mjedisore, kulturore, sociale dhe ekonomike në një platformë të vetme dixhitale, projekti krijon një bazë të zgjuar informacioni për planifikim të qëndrueshëm dhe vendimmarrje më efikase.
Përmes teknologjive moderne, analizës territoriale dhe pjesëmarrjes së komunitetit, DIVA/IDVA ndihmon në ruajtjen dhe valorizimin e trashëgimisë lokale, duke e kthyer atë në një motor zhvillimi për turizmin, kulturën, mjedisin dhe ekonominë lokale. Projekti synon të forcojë qeverisjen moderne, transparencën dhe bashkëpunimin mes institucioneve dhe qytetarëve, duke krijuar mundësi të reja për një të ardhme më të qëndrueshme për territorin tonë.
Bashkia Berat Për një Berat të Qytetarëve