Pyetësor për punën e Këshillit të Bashkisë për vitin 2025
Këshilli i Bashkisë fton të gjithë banorët të marrin pjesë në këtë pyetësor, me qëllim mbledhjen e mendimeve dhe vlerësimeve mbi punën e Këshillit gjatë vitit 2025.
Qëllimi i këtij pyetësori është forcimi i transparencës, rritja e pjesëmarrjes qytetare dhe përmirësimi i cilësisë së vendimmarrjes në nivel vendor.
Përgjigjet janë plotësisht anonime dhe do të përdoren vetëm për qëllime statistikore dhe analiza të përgjithshme.
Ju falënderojmë për kohën dhe kontributin tuaj në përmirësimin e punës së Këshillit të Bashkisë.
Bashkia Berat Për një Berat të Qytetarëve