Home / Njoftime / Njoftim Pune në Drejtorinë e Burgjeve

Njoftim Pune në Drejtorinë e Burgjeve

Bashkpunim institucional për informimin dhe orientimin e punëkërkuesve drejt procedurave të rekrutimit në Policinë e Burgjeve.

 

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, nisur nga nevojat organike dhe në funksion të garantimit të standardeve të sigurisë dhe shërbimit në institucionet penitenciare, ka shpallur procedurat e rekrutimit për plotësimin e vendeve vakante në sherbimet e sigurisë në sistemin e burgjeve dhe paraburgimeve.

 

Në kuadër të kësaj procedure, është shpallur kërkesa për rekrutim të 200 (dyqind) punonjësve të Policisë së Burgjeve të rolit bazë, për Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në nivel kombëtar.

 

Benefitet dhe garancitë për kandidatët e përzgjedhur:

  1. Pozicioni I punës është i garantuar;
  2. Të gjithë piunonjësit e rinj do të përfitojnë trajnimet e nevojshme profesionale;
  3. Uniforma e punës sigurohet nga institucioni;
  4. Transporti drejt IEVP-ve është i garantuar;
  5. Punonjësit u garantohet sigurimi I jetës dhe shëndetit për një periudhë trevjecare;
  6. U garantohet e drejta për ecuri në karrierë, në përputhje me legjislacionin në fuqi;

 

Afati i dorëzimit të dokumentacionit për kandidatët është deri më datë 03.03.2026, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara në njoftimin zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në faqen zyrtare https://dpbsh.gov.al, rubrika “Njoftime Punësimi”.