Home / Njoftime / Bashkia Berat, në partneritet me Programin ReLOaD3 të financuar nga BE dhe zbatuar nga PNUD, shpall Thirrjen e Parë Publike për organizatat e shoqërisë civile për dorëzimin e projekt-propozimeve.

Bashkia Berat, në partneritet me Programin ReLOaD3 të financuar nga BE dhe zbatuar nga PNUD, shpall Thirrjen e Parë Publike për organizatat e shoqërisë civile për dorëzimin e projekt-propozimeve.

NJOFTIM

Bashkia Berat, në partneritet me Programin ReLOaD3 të financuar nga BE dhe zbatuar nga PNUD, shpall Thirrjen e Parë Publike për organizatat e shoqërisë civile për dorëzimin e projekt-propozimeve.

Thirrja mbështet projektet që lidhen me prioritetet e Bashkisë Berat në fushat:
1) Rinia – fuqizimi i të rinjve dhe zhvillimi i programeve rinore;
2) Trashëgimia Kulturore & Mjedisi – promovimi i trashëgimisë, zhvillimi i qëndrueshëm dhe angazhimi qytetar.

Financimi për projektet varion nga 1,000,000 – 2,500,000 lekë, me kohëzgjatje 6–10 muaj, për t’u zbatuar nga Mars–Dhjetor 2026.

Dokumentacioni i aplikimit mund të merret nga 12 Dhjetor 2025 me kërkesë në:
info@bashkiaberat.gov.al ose pranë Zyrës së Integrimit Evropian dhe Projekteve.

Sesion informues: 18 Dhjetor 2025, ora 11:00, në Bashkinë Berat.
Trajnim mbi menaxhimin e projekteve: 18–19 Dhjetor 2025.

Aplikimet dorëzohen në 3 kopje fizike + 1 USB, në zarf të vulosur, deri më 20 Janar 2026, ora 15:00, në adresën e Bashkisë Berat.