Home / Njoftime / Ftesë për pjesëmarrje në takimin konsultues për përcaktimin e fushave të përparësive në kuadër të thirrjes së Parë publike për organizatat e shoqërisë civile në bashkinë Berat

Ftesë për pjesëmarrje në takimin konsultues për përcaktimin e fushave të përparësive në kuadër të thirrjes së Parë publike për organizatat e shoqërisë civile në bashkinë Berat

 

Ftesë për pjesëmarrje në takimin konsultues për përcaktimin e fushave të përparësive në kuadër të thirrjes së Parë publike për organizatat e shoqërisë civile në bashkinë Berat

 

Bashkia Berat në kuadër të bashkëpunimit me Programin Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 (ReLOaD3), një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe e zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (PNUD), ka filluar procesin e përgatitjes së Thirrjes së Parë Publike për Organizatat e Shoqërisë Civile (OShC-të).

Hapi i parë i këtij procesi është konsultimi me OShC-të i tematikave që do të shërbejnë për të vendosur përparësitë e thirrjes. Për këtë qëllim, bazuar në dokumentët strategjikë ekzistues, Bashkia Berat ka përzgjedhur prioritetet më emergjente të cilat kanë nevojë të konsultohen dhe validohen në bashkëpunim me Organizatat e Shoqërisë Civile.

Të gjitha OshC-të e interesuara për t’u bërë pjesë e këtij procesi, janë të ftuara të marrin pjesë në konsultimin publik në përzgjedhjen e përparësive që do të organizohet në datë 5 Dhjetor 2025, ora 11:00ambjentin e Bashkisë, Salla e konferencave, Kati  1.

Më poshtë do të gjeni rendin e ditës dhe çështjet kryesore për diskutim:

  • Prezantim i projektit ReLOaD3;
  • Diskutimi / konsultimi i përparësive të propozuara për Thirrjen e Parë publike për OshC-të në Bashkinë Berat, si vijon:

 

  1. Rinia

1.1 Fuqizimi i rinisë me fokus të veçantë tek njësitë administrative;

1.2 Realizimi i nismave konkrete me strategji, programe dhe aktivitete me fokus rininë në Berat.

  1. Trashëgimia kulturore dhe Mjedisi

2.1 Promovimi dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore duke respektuar mjedisin;

2.2 Realizimi i programeve konkrete në funksion të zvhvillimit të qëndrueshëm i cili bazohet mbi astetet kulturore të Bashkisë Berat.