Bazuar në ligjin nr.22/18 “ Për strehimin Social “ i ndryshuar ,ligjit nr.139/2015 “ Për Organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, VKM nr.384,datë 12.06.2019 “Për përcaktimin e dokumentacionit për të përfituar strehim sipas çdo programi social të strehimit dhe të afateve e të proçedurave të miratimit nga organet e vetqeverisjes vendore “ , VKM nr.453,datë 3.7.2019 “Për masën e subvencionimit të interesave të kredisë dhe procedurën e dhënies së tij për familjet që përfitojnë banesë me kosto të ulët ,me kredi të lehtësuara nga shteti” e ndryshuar, VKM nr.852,dt 26.12.2024 “Për proçedurën e paraqitjes së kërkesës ,afatet kohore,përgjegjësistë dhe rolet e përdoruesve të sistemit për përfitimin nga programet e strehimit social” ,duhet të ndiqet kjo proçedure :
I.APLIKIMI PËR PËRFITIMIN E PROGRAMIT SOCIAL KRYHET ON-LINE NË PORTALIN UNIK QEVERITAR “ E-ALBANIA”.
DOKUMENTACIONI PËR TË PËRFITUAR SUBVENCIONIM TE INTERESAVE TË KREDISE ËSHTË SI MË POSHTË DHE PËRBËHET NGA:
- Për të dhëna personale të aplikantit:
- Fotokopje të kartës së identitetit së aplikantit.
2.Çertifikaten familjare ne momentin e aplikimit.
- Vërtetim për vendbanimin ( te Administratori i lagjes apo /Njësisë Administrative )
4.Statusin e punesimit te aplikuesit(punesuar ne shtet ,privat , apo i vetpunesuar)
III. Për vërtetimin e kushteve të strehimit sipas shkronjës “a” të nenit 16,të ligjit nr,22/2018 “|Për strehimin social”;
1.Vërtetim nga ASHK (Agjencia Shteterore e Kadastres), që në emër të kryefamiljarit dhe anëtarëve të tjerë të familjes ,nuk figuron ,në të gjithë territorin e Shqipërisë, pronë e regjistruar ose pronë që është në proces regjistrimi ose vërtetimin për një pronë që është nën normat e banimit.
2.Dokumentacion nga bashkia ku faktohet se banon ne banesa qe paraqesin rrezik shembjeje ;
3.Dokumentacion që tregon se banon ne banesa të mbipopulluara sipas percaktimeve dhe normave në fuqi;
4.Dokumentacion që faktohet se familja ka mbetur e pastrehe si rezultat i fatkeqesive natyrore ;
5.Dokumentacion ku faktohet se familja banon ne banesa që prishen apo perjashtohen nga procesi i legalizimit ,si rezultat i investimeve publike.
- IV. Për vërtetimin e kushteve familjare, sipas shkronjës “b”, të nenit 16 të ligjit 22/2018 “|Për strehimin social”;
1.Çertifikate familjare ku faktohet se familja eshtë njeprinderore dhe qe kane ne ngarkim femije ,ku perfshihen vajzat nena;
2.kopje te vendimit të gjykatës që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara;
3.familje e re do te quhen ato familje kur mosha e anetarit me te madh te te ciles ne momentin e paraqitjes se kerkeses , eshte me e vogel ose baras me 40 vjeç;
4.familjet me me shume se kater femije ;
- Për vërtetimin e kushteve sociale ,sipas shkronjës “c”, të nenit 16, të ligjit nr.22/2018, “|Për strehimin social”;
1.vërtetim i komisionit mjekësor të përcaktimit të aftësisë së kufizuar për individë me aftësi të kufizuara ;
2.individe me statusin e jetimit,qe nga çasti I daljes nga qendrat e perkujdesjes shoqerore dhe dei ne moshen 30 vjeç;
3.emigrantet e rikthyer
4.viktimat e dhunes ne familje
5.familjet e policeve te rene ne detyre ;
6.anetare te komunitetit rom dhe egjiptian;
7.vajzat nena ;
8.punonjesit e sherbinit te mbrojtjes nga zjarri ;
- Për vërtetimin e kushteve ekonomike,:
- vërtetim i të ardhurave neto të familjes, për të ardhurat e familjes dhe burimin e tyre, të cilat duhet t’i bashkëlidhen dokumenteve zyrtare që e vërtetojnë atë, përfshirë vërtetimin nga punëdhënësi për pozicionin dhe pagën e aplikantit e të personave të tjerë të familjes, në moshë madhore që janë në marrëdhënie pune;
- dokument nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve, për të gjithë anëtarët e vetëpunësuar të familjes;
3.vertetimin per masen e pensionit per personat e familjes qe jane ne pension;
4.vertetimin per personat qe jane punekerkues te papune;
5.vertetimin e fitimit te te ardhurave nga biznesi te vitit te fundit per personat e vetpunesuar;
6.vërtetim nga drejtoria e taksave të bashkisë , që aplikuesi nuk ka detyrime për taksat dhe tarifat vendore;
- vertetim nga bankat për gjendjen e llogarive dhe të depozitave të familjes /individit.
Shënim; Dokumentat e sipërcituar t’i bashkelidhen aplikimit per kredi te zbutur 3% ose të dorëzohen pranë protokollit të Bashkisë brenda datës 31.10.2025
BASHKIA BERAT
Bashkia Berat Për një Berat të Qytetarëve
