Home / Njoftime / NJOFTIM FITUESI PËR LËVIZJE PARALELE NË KATEGORINË E ULET DREJTUESE Niveli diplomës “Master Shkencor” Lloji i diplomës “Shkenca të Ing.Ndërtimit

NJOFTIM FITUESI PËR LËVIZJE PARALELE NË KATEGORINË E ULET DREJTUESE Niveli diplomës “Master Shkencor” Lloji i diplomës “Shkenca të Ing.Ndërtimit

NJOFTIM FITUESI PËR LËVIZJE PARALELE

NË KATEGORINË E ULET DREJTUESE

Niveli diplomës “Master Shkencor”

Lloji i diplomës “Shkenca të Ing.Ndërtimit”

Në zbatim të nenit , 26/2 të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar,Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Berat , në përfundim të procedurës së Ngritjes në Detyrë për Kategorinë e Ulët Drejtuese njofton se kandidati fitues për pozicionin:

• Përgjegjës Sektori për Projektet dhe Investimet , Drejtoria e Planifikimit Urban, Lejeve dhe Monitorimit të Investimeve ,është :

1.Rolinda Veliu

BASHKIA BERAT