Lënda: Shpallje vende të lira pune
Nё mbёshtetje të Ligjit nr.139/2015, “Pёr vetëqeverisjen vendore”, ligjit nr.7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i azhornuar, ligjin Nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit.
Në vijim të projektit fitues “Të ndryshëm por të barabartë” në partneritet me UNDP Albania” Marrëveshje Granti nenshkruar ndermjet Bashkise Berat dhe PNUD Albania ” Të ndryshëm por të barabartë” me nr.protokolli 1941/1 date 16.04.2024, Bashkia e Beratit kërkon për plotësimin e 2 (dy) pozicioneve për stafin e zbatimit të projektit si më poshtë:
• Specialist Psikolog 1 (një)
• Specialist Punonjës social 1(një)
Dy pozicionet do jenë pozicione me kohë të plotë për një periudhë prej 12-muaj.
Psikologu dhe Punonjësi Social do jetë në bashkëpunim të plotë me Drejtorinë e Shërbimit Social.
Kandidatët duhet të jenë të kualifikuar sipas specifikimeve të mëposhtme:
Pozicioni i punës 1: Specialist Psikolog
Kriteret e përgjithshme:
· Të ketë përfunduar studimet universitare dhe të zotërojë një diplomë Bachelor në Psikologji.
· Shprehi të shkëlqyera komunikimi, këshillimi, ndërpersonale.
· Të mos jetë i dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë.
Detyrat kryesore:
1.Psikologu do të ofrojë Vlerësimin e zhvillimit të fëmijëve. Do të ofroj këshilla dhe udhëzime për prindërit për të ndihmuar ata të kuptojnë më mirë sjelljen dhe nevojat e fëmijëve të tyre. Zhvillimin e takimeve me prinderit sipas axhendes.
2. Do të trajtoj problemet emocionale dhe sjelljes: do te punoj me fëmijët për të adresuar dhe trajtuar çdo problem emocional apo sjellje që ata mund të kenë, siç janë ankthi, depresioni, agresioni.
3. Do të zbuloj dhe trajtoj problematika të zhvillimit: identifikon dhe trajton probleme të tilla si autizmi, vonesa në zhvillimin gjuhësor apo motorik.
3. Do të vlerësoj dhe diagnostikoj aftësi të ndryshme: punon për të identifikuar dhe diagnostikuar nevojat specifike dhe aftësitë e fëmijëve me aftësi të ndryshme, siç janë autizmi, sindromat e ndryshme.
4. Do të ndihmoj në zhvillimin e aftësive sociale dhe komunikuese: ndihmon fëmijët me aftësi të ndryshme të zhvillojnë aftësi sociale dhe komunikuese në mënyrë që ata të jenë në gjendje të komunikojnë dhe të ndërveprojnë me botën rreth tyre.
5. Do të ndihmoj në menaxhimin e sjelljes problematike: ofron strategji dhe teknika për të ndihmuar fëmijët me aftësi të ndryshme të menaxhojnë sjelljet problematike, siç janë sjelljet agresive, vetëlehtësimi.
6. Do të ofroj mbështetje për prindërit: ofron mbështetje dhe këshilla për prindërit dhe përdoruesit e tjerë që kanë të bëjnë me fëmijët me aftësi të ndryshme, për të ndihmuar ata të kuptojnë dhe të përmirësojnë mënyrën se si ata mund të ndihmojnë fëmijën në shtëpi dhe në ambientet e tjera.
7. Do të bashkëpunoj me profesionistë të tjerë: Psikologu bashkëpunon me profesionistë të tjerë shëndetësorë dhe arsimorë për të siguruar një qasje integrale dhe të koordinuar për të mbështetur nevojat e fëmijëve me aftësi të ndryshme.
Supervizimi
Punonjësi/ja përgjigjet përpara Drejtorit të Çështjeve Sociale dhe Drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Sociale, Bashki.
Dokumentacioni që kërkohet:
1- Kërkesa
2- Diploma fotokopje e noterizuar
3- Vërtetim nga Gjykata
4- Vërtetim nga Prokuroria
5- Raport Mjeko Ligjor
6- Dëshmi penaliteti
7- Fotokopje karta e Identitetit
8- Certifikate familjare
9- Certifikate personale
10- Libreza e punes
11- Curriculum Vitae
Pozicioni i punës 2: Specialist Punonjës Social
Kriteret e përgjithshme
· Të ketë përfunduar studimet universitare dhe të zotërojë një diplomë Bachelor në Punë Sociale .
· Shprehi të shkëlqyera komunikimi, këshillimi, ndërpersonale.
· Të mos jetë i dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë.
Detyrat kryesore:
1. Do të vlerësoj dhe monitoroj marrëdhëniet familjare: Punonjësi social do të vlerësojë situatën familjare të fëmijëve për të identifikuar faktorët e rrezikut ose nevojat e tyre të veçanta.
2. Do të ofroj mbështetje emocionale dhe praktike për fëmijët: siguroj mbështetje të drejtpërdrejtë për fëmijët në nevojë, duke përfshirë ndihmë emocionale, këshilla dhe udhëzime për t’u përballur me situatat e vështira.
3. Do të planifikoj dhe zbatoj plane vepruese për të adresuar problemet e identifikuara, duke përfshirë ndërhyrje të tilla si këshillimi familjar, trajtimi i abuzimit ose shfrytëzimit.
4. Do të sigurojnë që fëmijët të kenë qasje në shërbimet dhe burimet e nevojshme, përfshirë shërbime shëndetësore, arsimore, dhe sociale.
5. Do të ndihmojnë në zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve duke përfshirë raportimin dhe ndjekjen e rasteve të abuzimit ose shfrytëzimit.
6. Do të ndihmojnë në promovimin e mirëqenies dhe zhvillimit të fëmijëve. Do të ofrojnë këshilla dhe resurse për prindërit dhe kujdestarët për të ndihmuar në promovimin e mirëqenies dhe zhvillimit të shëndetshëm të fëmijëve.
Supervizimi
Punonjësi/ja përgjigjet përpara Drejtorit të Çështjeve Sociale dhe Drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Sociale, Bashki.
Dokumentacioni që kërkohet:
1- Kërkesa
2- Diploma fotokopje e noterizuar
3- Vërtetim nga Gjykata
4- Vërtetim nga Prokuroria
5- Raport Mjeko Ligjor
6- Dëshmi penaliteti
7- Fotokopje karta e Identitetit
8- Certifikate familjare
9- Certifikate personale
10- Libreza e punes
11- Curriculum Vitae
Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose në Sekretarin e Bashkisë e Berat brenda datës 23.05.2024.
Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse në Bashkinë e Beratit do ti njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail), dhe do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe stendat e informimit të publikut të Bashkisë së Beratit.
KRYETARI I BASHKISË
Ervin Demo