Home / Atraksione / Pika me interes për t’u vizituar

Pika me interes për t’u vizituar

Muzeume  :

Muzeu Kombëtar i Ikonave ‘’Onufri’’- Është i vendosur brenda Katedrales Fjetja e  Shën Mërisë ( shek.18  ) e cila është një Kishë e stilit Bizantin e karakterizuar nga një ikonostas i mrekullueshëm druri të larë me ar . Koleksioni i ikonave daton në shekujt 14- 19 dhe përfshin vepra të rëndësishme nga artisti i madh Onufri dhe shkolla  e tij e piktorëve .

Oraret: Nga 1 Tetor- 30 Prill  . E Martë –E Shtunë  9°° – 16°°  . Të dielen 9°° -14°°

Nga : 1 Maj- 30 Shtator – E Martë – E Shtunë   9 00 – 13 00 & 16 – 19 00.Të dielën 9. 00 – 14 00.

E Hëna pushim.

Çmimi i biletës  :  200 lek

Për më shumë informacion  : 00355 (032) 2 32 248 / www.beratmuseum.gov.al

Muzeu Etnografik – Është i vendosur në një nga banesat karakteristike të Beratit , e cila daton në shekullin 18.  Brenda tij gjendet pavjoni i arkeologjisë, një imitim i pazarit mesjetar , pavjoni i arkitekturës dhe mjediset e brendshme të një shtëpie tipike të shekullit 18.

Oraret: Nga 1 Tetor- 30 Prill  . E Martë –E Shtunë  9°° – 16°°  . Të dielen 9°° -14°°

Nga : 1 Maj- 30 Shtator – E Martë – E Shtunë   9 00 – 13 00 & 16 – 19 00.Të dielën 9. 00 – 14 00.

E Hëna pushim.

Çmimi i biletës  :  200 lek

Për më shumë informacion  : 00355 (032) 2 32 248 / www.beratmuseum.gov.al

Galeria e Arteve  ‘’Edward Lear’’ – E hapur në 1994 është një ndër Galerite e Artit më të mira dhe më të rëndësishme në vend. Koleksioni i saj nxjerr në pah veprat e artit  kontemporan dhe të traditës,  të artistëve vendas dhe të huaj .

Oraret  : E Martë –e Dielë : 09.00- 13.00

E  Hëna pushim

Hyrja : pa pagesë

Për më shumë informacion  : 00355 (032) 2 32 027 / www.beratartgallery.net

Qendra historike  :

KALAJA  : ( Çmimi i hyrjes  : 50 lek vizitorët vendas/ 100 lek vizitorët e huaj)

Katedralja Fjetja e Shën  Mërisë  ( Muzeu Kombëtar i Ikonave Onufri )

Kisha e Shën Mari Vllahernes  (shek.13 )-Është kisha më e vjetër ekzistuese në Berat . Kjo Kishë është restauruar në shek. 16 dhe afresket e saj janë pikturuar nga artisti Nikolla, djali i Onufrit.

Kisha e Shën Kollit  ( Shek. 16)  – Gërmimet arkeologjike kanë treguar se muret e kësaj Kishe janë ndërtuar në shekullin e 16. Brenda në Kishë gjendet një kapitol  i përdorur për ritualet fetare i cili përbën një element të arkitekturës paleo -kristiane .

Kisha e Shën Kostandinit dhe Helenës – Kisha është një kapelë e cila përfundoi në vitin 1644.  Ajo ka një tavan me elementë dekorativë dhe afresket e saj prezantojnë skena nga martirizimi i Krishtit.

Kisha e Shën  Triadhës –(Shek.13-14 )  . Është ndërtuar pranë mureve te dyta rrethuese të Kalasë. Dallohet për  afreske të bukura bizantine dhe muret e saj  janë ndërtuar duke përdorur teknikën e klausonazhit .

Akropoli – Është i vendosur në pjesën më të lartë të Kalasë dhe përbën rrethimin e dyte te mureve brenda saj. Ne brendësi të tij gjenden rrënojat e banesave të garnizoneve të ushtrisë Turke, Rezidenca e Pashait dhe rrënojat
e Xhamisë së Bardhë ndërtuar në periudhën Otomane.

Cisterna e ujit – (Shek. 13-14  ) . Është  përdorur për ruajtjen e ujit gjatë periudhës së Mesjetës së vonë. Një tunel prej guri u ndërtua në anën jugore për të sjellë ujin nga lumi direkt në kullë.

Xhamia e Kuqe -( Shek. 15 ) –Xhamia është një ndër më të vjetrat në Shqipëri .Në fillimet e saj u shërbeu karvaneve që vinin nga Lindja në drejtim te Perëndimit dhe më vonë u shërbeu garnizoneve Turke.

Kisha e Shën Mitrit  – Kisha është rindërtuar mbi rrënojat e një faltoreje te vjetër në shekullin  16-17. Sipas një mbishkrimi ,kisha është pikturuar në vitin 1607.

Kisha e Shën Todrit (Shek.11-16 ) – Kisha është ndërtuar në mesin e shekullit të 16 dhe u pikturua nga Onufri . Brenda kishës është  gjetur një kopje e Epitafit te Gllavenicës ,një krijim arti i famshëm i vitit 1373.

Kisha e Shën Ilias – Kjo Kishë është vendosur jashtë mureve rrethuese të Kalasë .Skenat biblike në këtë Kishë janë shkruar në gjuhën Shqipe ,një shembull i rrallë për objektet religjioze në Berat .Gjatë regjimit komunist ky objekt u shkaterrua dhe u rindertua pas vitit 1990.

 

GORICA :

Manastiri i Shën Spiridonit  ( Shek.19  ) – Manastiri i Shën Spiridonit  ndodhet në qendër të lagjes Goricë.Mbishkrimi në hyrjen e saj e daton objektin në vitin 1864 .Ndërtesa e manastirit prezanton një skemë tipike të bazilikave të shekullit të 18.

Kisha e  Shën Thomait  –( Shek. 19  ) – Kisha e  Shën Thomait  është e vendosur në lagjen Goricë . Objekti u shkaterrua gjatë regjimit komunist dhe u rindërtua pas viteve 1990 me financime te dhëna nga komuniteti kristian  i qytetit të Beratit.

Rrënojat  e Kalasë së Gorices  – Kalaja e Gorices  ka qenë një tjetër kala e qytetit e cila i përket të njëjtës periudhë me Kalanë ( shek 4 p.e.r ) e vendosur në kodrën përballë. Sot gjenden vetëm rrënojat e kësaj kalaje.

Ura e Gorices – Ura e Goricës u ndërtua prej druri në vitin 1780 nga Ahmet Kurt Pasha . U rindërtua me gurë   në shekullin e 18 dhe më pas gjatë viteve  1920- 1930 .

MANGALEM :

Xhamia e Beqareve  – Ndërtuar në vitin 1827  me qëllimin për t’i shërbyer zejtarëve beqarë në qytet.Karakteristikë për këtë Xhami është aplikimi në fasadat e saj  të pikturave që prezantojnë pamje nga qyteti.

Kisha e Shën Mëhillit –(Shek.13 )- Ndërtuar mbi një shkëmb në lagjen Mangalem në jug të Kalasë ajo demonstron një mjeshtëri në teknikën e klausonazhit .Krahasuar me kisha të tjera në Berat ,në këtë Kishë gjendet një nivel i lartë arkitektonik dhe një tendencë për perfeksionimin e formave.

QENDRA MESJETARE :

Xhamia Mbret- Xhamia Mbret është një nga xhamitë më të rëndësishme në qytet .Ajo është pjesë e Qendrës Islamike dhe u ndërtua në fund të shekullit 15 nga Sulltan Bajaziti II.

Teqeja  e Helvetive-( shek. 15 ) Teqeja  e Helvetive u ndërtua në shekullin 15 dhe u rindërtua nga Ahmet Kurt Pasha në vitin  1782. Karakteristikë për këtë Teqe është tavani prej druri i dekoruar sipas stilit barok i adoptuar në artin Islamik me piktura të përshkruara si ndër më te bukurat e asaj kohe.

 

Pika të tjera  :

Kisha e re Ortodokse  -Kisha e Shën Dhimitrit është ndërtuar ne 2006 ne vendin ku ka ekzistuar më parë Katedralja  e Vjetër e qytetit .

Xhamia e Plumbit – (shek.16 ) .Xhamia më e bukur ndërtuar gjatë sundimit të  Sulltan Suljeman Konunor  (1520-1566) , periudhë në të cilën qyteti po kthehej në një qendër të rëndësishme nën Perandorinë Otomane. Kjo është xhamia më e madhe e këtij  lloji në Shqipëri.