Home / Njoftime / SHPALLJE PËR KRIJIMIN E BORDIT ARTISTIK

SHPALLJE PËR KRIJIMIN E BORDIT ARTISTIK

SHPALLJE PËR KRIJIMIN E BORDIT ARTISTIK

 

Bashkia Berat, në zbatim të Ligjit Nr. 10352 datë 18/11/2010 “Për Artin dhe Kulturën” neni 28 pika 3, Vendimit te Këshillit të Ministrave Nr 540, dt.21/12/1992 “Për krijimin e Këshillave të Kulturës dhe shpërblimin e tyre”, ndryshuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.121, dt 25/02/2005 “Për disa shtesa dhe ndryshime në VKM Nr.540,dt 21/12/1992, Udhëzimit Nr.1 datë 24/05/2005 të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, pas funksionimit prej vitit 2008, hap shpalljen për 4 Anëtarët të Bordit Artistik Kulturor.

 

Kandidatet duhet të plotësojnë këto kritere:

 

• Kandidatet të jenë nga fusha e kulturës, artit, letërsisë dhe soprtit.

 

• Të kenë përfunduar arsimin e lartë.

 

• Të kenë mbi 5 vite eksperiencë pune ne fushat përkatëse

 

• Të mos punojnë në institucionet në varësi të bashkisë, pasi krijojnë konflikt interesi duke votuar për projektet e tyre.

 

• Të jenë kandidatura përfaqësuese dhe të spikatura në kulturë, art, letërsi, sport.

 

• Kandidaturat të jenë alternativa me më shumë se një Kandidat.

 

• Në ato Bashki që nuk ka trup të teatrit dhe estradës, bordi artistik ka në përbërjen e tij 5 anëtarë. Në këtë numër përfshihet edhe një nënpunës i Bashkisë, i cili drejton këtë strukturë në pozicionin e Kryetarit dhe nuk votohet.

 

Përfaqësuesi Bordit Artistik do të ketë këto detyra:

 

Bordi artistik i institucionit qëndror të artit dhe të kulturës ka detyrë të miratojë repertorin artistik vjetor të institucionit, në përputhje me politikën e ndjekur për artin dhe kulturën si edhe miraton projektet artistike, në përputhje me repertorin e vendosur. Ata propozojnë dhe japin mendime për hartimin dhe zbatimin e politikave kulturore e artistike, në mbështetje të talenteve të reja dhe vlerësimin e cilësisë artistike dhe performancave.

 

Fushat perkatese:

 

• Sektori i muzikës

 

• Sektori i arteve figurative

 

• Sektori i letërsis, artit dhe skenës

 

• Sektori i fiskulturës dhe sportit

 

Për aplikim kadidati duhet të paraqisi këto dokumenta:

 

• Diploma e shkollës së lartë

 

• CV

 

• Kërkesa me shkrim

 

Afati i aplikimit:

 

• Afati i aplikimit 10 Mars 2024

 

KRYETARI I BASHKISË

     Ervin DEMO