Home / Njoftime / SHPALLJE PËR NËPUNËS CIVIL,LËVIZJE PARALELE,NGRITJEN NË DETYRË NË SHËRBIMIN CIVIL PËR NIVELIN E ULËT DREJTUES NIVELI I KËRKUAR I DIPLOMËS MASTER SHKENCOR

SHPALLJE PËR NËPUNËS CIVIL,LËVIZJE PARALELE,NGRITJEN NË DETYRË NË SHËRBIMIN CIVIL PËR NIVELIN E ULËT DREJTUES NIVELI I KËRKUAR I DIPLOMËS MASTER SHKENCOR

 

 

                   SHPALLJE

PËR NËPUNËS CIVIL,LËVIZJE PARALELE , NGRITJEN NË DETYRË   NË   SHËRBIMIN CIVIL PËR NIVELIN E ULËT  DREJTUES

NIVELI I KËRKUAR I DIPLOMËS MASTER SHKENCOR

 

Në zbatim të nenit  26 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe kreut II dhe III të Vendimit nr.242 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Bashkia Berat shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë  për pozicionin :

 

1(një) Përgjegjës i Sektorit të Auditit të Brendshem. KategoriaIII, klasa e pagës III-2

 

Pozicioni i lartpërmendur i’u ofrohen fillimisht nëpunësve civil të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele.

Vetëm në rast se për këtë pozicion në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së ngritjes në  detyrë.  

 

Për të dyja   Procedurat (lëvizje paralele  dhe ngritje në shërbimin civil )aplikohet në të njëjtën kohë!

 

 

DATA E DORËZIMIT TË  DOKUMENTAVE PËR LËVIZJEN PARALELE DO TË JETË                                                                                  23.09.2026 

 

DATA E DORËZIMIT TË  DOKUMENTAVE PËR NGRITJE NË DETYRË SHËRBIMIT CIVIL     DO TË JETË                                  28.09.2026

 

 

 

 

 

 

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
 

Pergjegjësi i Sektorit  të Auditit të Brendshëm

  1. Siguron zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi, si dhe të standardeve profesionale dhe ndërkombëtare të auditimit të brendshëm.
  2. Harton planet strategjike, vjetore dhe periodike të punës së Sektorit të Auditit të Brendshëm, në përputhje me vlerësimin e riskut dhe kërkesat e kuadrit ligjor e metodologjik.
  3. Harton, miraton sipas kompetencave dhe mbikëqyr programet e angazhimeve të auditimit dhe siguron që ato të zbatohen në përputhje me objektivat, procedurat dhe afatet e përcaktuara.
  4. Organizon, drejton dhe mbikëqyr punën e audituesve të brendshëm, duke garantuar cilësinë, objektivitetin, pavarësinë dhe profesionalizmin e punës audituese.
  5. Propozon te Titullari i Bashkisë, dhe nëpërmjet tij te drejtuesi i subjektit të audituar, marrjen e masave të përshtatshme në rastet kur gjatë auditimit konstatohen veprime të kundërligjshme që cenojnë rëndë interesat e institucionit ose mund të përbëjnë vepër penale, në përputhje me kompetencat dhe procedurat e përcaktuara në legjislacion.
  6. Ushtron funksionet në mënyrë objektive, të paanshme dhe profesionale, duke u udhëhequr nga interesi publik.
  7. Zbaton kërkesat e Kodit të Etikës, Kartës së Auditimit të Brendshëm, rregullave të konfidencialitetit dhe kërkesave të tjera profesionale që lidhen me veprimtarinë e auditimit.Siguron ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave, dokumenteve, fakteve dhe informacionit të administruar gjatë angazhimeve të auditimit.
  8. Përgatit dhe jep rekomandime për njësitë e audituara lidhur me përmirësimin e veprimtarisë, forcimin e kontrollit të brendshëm, menaxhimin e riskut dhe përmirësimin e qeverisjes.
  9. Jep rekomandime për marrjen e masave përkatëse në rastet e konstatimit të dëmeve ekonomike dhe financiare, duke synuar zhdëmtimin dhe parandalimin e përsëritjes së tyre.
  10. Ndjek zbatimin e rekomandimeve të auditimit dhe të planeve të veprimit të njësive të audituara dhe evidenton rekomandimet e pazbatuara.

 

1 LËVIZJA PARALELE

 

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

 

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

  • Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori ,Kategoria e Ulët Drejtuese, kategoria III.
  • Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
  • Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”;

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  • Kandidatët të zotërojnë Diplome Universitare të nivelit / Master Shkencor sipas legjislacionit  të arsimit të lartë në   Shkenca  Ekonomike  , Finance , Kontabilitet, Menaxhim Financiar..    si  diploma   Bachelor edhe ajo master shkencor duhet të jenë në të njejtën fushë . (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  • Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 5 vite në profesion   nga të cilat jo më pak se 3 vjet në fushën e auditimit,  si edhe të jetë i certifikuar si “Auditues i brendshëm në sektorin publik.”;në  administratën shtetërore dhe/ose institucione të pavarura dhe/ose institucionet vendore.
  • Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grupe.
  • Njohja e gjuhes së huaj, Anglish ose një gjuhë  të BE-së

 

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë  dokumentacionin me postë ose  dorazi  në sekretarinë e Bashkisë Berat brenda datës   23.09.2026

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  • Leter motivimi,
  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente

  • Fotokopje të diplomave dhe listes se notave  (përfshirë edhe diplomën bachelor);
  • Aktin e Statusit të Nëpunësit Civil
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Certifikata Familjare/Personale
  • Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
  • Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore(deshmi penale),
  • vertetim nga Gjykata ,
  • Vërtetim nga
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
  • Certifikaten si Auditues i brendshem ne Sektorin Publik
  • Certifikate/Deshmi gjuha e huaj
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

 

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në datën 24.09.2026  Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë në portalin “Agjencia  Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ”, në faqen zyrtare të Bashkisë si edhe në stendën e Informimit të  Publikut , listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit , nëpërmjet email-it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

 

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

 

  • Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” si edhe Aktet nën ligjore qe rregullojnë   marrëdhënien e punës në  shërbimin civil
  • Njohuritë mbi ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
  • Njohuritë mbi ligjin nr 9367 datë04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të intereresave”.
  • Njohuritë mbi ligjin 9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
  • Njohuritë mbi VKM nr. 874, datë 29.9.2021, rregullat për zbatimin e parimeve të etikës, të klasifikimit të veprimtarive të jashtme dhe vlerën e dhuratave, që mund të pranohen gjatë veprimtarisë së nëpunësit të administratës
  • Ligj Nr. 68/2017 “Për Financat e Vetëqeverisjes Vendore”,
  • Ligji 9936 datë 26.06.2008 “Për Menaxhimin  e Sistemit Buxhetor   në  Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar me ligjin nr. 57/2015
  • Ligji nr.10296 dartë 07.2010 “Për Menaxhimin Financiar  dhe  Kontrollin “ , i ndryshuar.
  • Ligjin 25/2018 dt. 10.05.2018 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”.
  • Njohuritë mbi ligjin 114/2015  “Për auditimin e brendshëm në  sektorin Publik”
  • Ligji nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”
  • Ligji 114/2015, date 22.10.2015 “Për Auditimin e Brendshëm në Sektorin Publik”.
  • Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 83, datë02.2016 “Për miratimin e kritereve për ngritjen e  njësive  të  auditimit  të  brendshëm  në  sektorin  publik”.
  • Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 806, datë 06.2006 “Për miratimin e metodologjisë së auditimit financiar”
  • Urdhëri i Ministrit të Financave Nr. 100, datë 25.10.2016 “Për Miratimin e Manualit të Auditimit të Brendshëm në Sektorin Publik; me ndryshimet perkatëse, si Urdhëri i M. Financave Nr 4, date 10.01.2020 “Për disa ndryshime në Manualin e Audituesve të Brendshëm” dhe Udhezimi i M. të Financave nr. 42, datë 27.10.2020, “Për ndjekjen e zbatimit të rekomandimeve të dhëna nga auditi i brendshëm në sektorin publik”
  • Njohuritë mbi ligjin 68/2017 “Për Financat e Vetëqeverisjes Vendore”

 

  • Udhezimin e Ministrit te Financave Ekonimisë nr.8 datë 09.03.2018 “Për  procedurat e përgatitjes dhe paraqitjes së pasqyrave
  • Udhezimin e Ministrit te Financave nr. 30 date 27.12.2011 “Per menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, I ndyshuar.
  • Udhëzimin e Ministrit të Financave nr. 2 date 06.02.2012 “Për procedurat standarte të zbatimit të buxhetit”
  • Udhëzimin e Ministrit të Financave nr. 33 date 11.07.2013 “Për gjurmet standarte të auditit për prokurimin me vlere të vogël dhe të lartë”,
  • K.M. nr. 248 dt.10.04.1998 ‘Per miratimin e planit kontabel të organeve të pushtetit vendor , institucionet  shtetërore e lokale  si dhe njësive që varen prej tyre ”, i ndryshuar, me V.K.M. nr. 25  datë.20.01.2001.
  • Udhezimin e Ministrit te Financave Ekonimisë nr.23 datë 30.07..2018 “Për  procedurat  standarte të përgatitjes  se PBA-së”
  • Udhëzimin e Ministrit të Financave 9 datë 20.03.2018 “Për procedurat standarte të zbatimit të buxhetit”, i ndryshuar me UMF nr. 12, daë 29.04.2021.

 

 

 

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me Dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur proçesi i çertifikimit nuk është kryer.

 Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, “Për proçesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, të Departamentit të Administratës Publike.

 

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .

 

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në Faqen Zyrtare të Bashkisë, Agjencinë   Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive  dhe në stendën e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për datën e saktë të shpalljes së fituesit.

 

2 NGRITJA NË DETYRË
Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.  

 

 

 

 

2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar në një kategori me poshtë (kategorinë Ekzekutive)
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);
  • Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” ose “Shumë mirë”;

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  • Kandidatët të zotërojnë Diplome Universitare të nivelit / Master Shkencor sipas legjislacionit  të arsimit të lartë në   Shkenca  Ekonomike  , Finance , Kontabilitet, Menaxhim Financiar    si  diploma   Bachelor edhe ajo master shkencor duhet të jenë në të njejtën fushë . (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  • Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 5 vite në profesion   nga të cilat jo më pak se 3 vjet në fushën e auditimit,  si edhe të jetë i certifikuar si “Auditues i brendshëm në sektorin publik.”;në  administratën shtetërore dhe/ose institucione të pavarura dhe/ose institucionet vendore.
  • Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grupe.
  • Njohja e gjuhes se huaj, Anglish ose një gjuhë të BE-së
2.2 DOKUMENTECIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë  dokumentacionin me postë ose  dorazi  në sekretarinë e Bashkisë Berat brenda datës   28.09.2026

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

 

 

  1. Leter motivimi,
  2. Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente

  1. Fotokopje të diplomave dhe listes se notave  (përfshirë edhe diplomën bachelor);
  2. Aktin e Statusit të Nëpunësit Civil
  3. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  5. Certifikata Familjare/Personale
  6. Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
  7. Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore(deshmi penale),
  8. vertetim nga Gjykata ,
  9. Vërtetim nga
  10. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  11. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
  12. Certifikaten si Auditues i brendshem ne Sektorin Publik
  13. Certifikate/Deshmi gjuha e huaj
  14. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Duke filluar nga data 09.10.2026, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë në Faqjen Zyrtare të Institucionit ,portalin  “Agjencia  Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ”, dhe në stendën e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e veçanta dhe kushtet e për ngritje në detyrë  për Kategorinë e Ulët   Drejtuese, , si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar  me  gojë.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për ngritje në detyrë do të njoftohen individualisht nga Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat, nëpërmjet email-it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

 

2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

 

  • Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” si edhe Aktet nën ligjore qe rregullojnë   marrëdhënien e punës në  shërbimin civil
  • Njohuritë mbi ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
  • Njohuritë mbi ligjin nr 9367 datë04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të intereresave”.
  • Njohuritë mbi ligjin 9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
  • Njohuritë mbi VKM nr. 874, datë 29.9.2021, rregullat për zbatimin e parimeve të etikës, të klasifikimit të veprimtarive të jashtme dhe vlerën e dhuratave, që mund të pranohen gjatë veprimtarisë së nëpunësit të administratës
  • Ligj Nr. 68/2017 “Për Financat e Vetëqeverisjes Vendore”,
  • Ligji 9936 datë 26.06.2008 “Për Menaxhimin  e Sistemit Buxhetor   në  Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar me ligjin nr. 57/2015
  • Ligji nr.10296 dartë 07.2010 “Për Menaxhimin Financiar  dhe  Kontrollin “ , i ndryshuar.
  • Ligjin 25/2018 dt. 10.05.2018 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”.
  • Njohuritë mbi ligjin 114/2015  “Për auditimin e brendshëm në  sektorin Publik”
  • Ligji nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”
  • Ligji 114/2015, date 22.10.2015 “Për Auditimin e Brendshëm në Sektorin Publik”.
  • Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 83, datë02.2016 “Për miratimin e kritereve për ngritjen e  njësive  të  auditimit  të  brendshëm  në  sektorin  publik”.
  • Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 806, datë 06.2006 “Për miratimin e metodologjisë së auditimit financiar”
  • Urdhëri i Ministrit të Financave Nr. 100, datë 25.10.2016 “Për Miratimin e Manualit të Auditimit të Brendshëm në Sektorin Publik; me ndryshimet perkatëse, si Urdhëri i M. Financave Nr 4, date 10.01.2020 “Për disa ndryshime në Manualin e Audituesve të Brendshëm” dhe Udhezimi i M. të Financave nr. 42, datë 27.10.2020, “Për ndjekjen e zbatimit të rekomandimeve të dhëna nga auditi i brendshëm në sektorin publik”
  • Udhezimin e Ministrit te Financave Ekonimisë nr.8 datë 09.03.2018 “Për  procedurat e përgatitjes dhe paraqitjes së pasqyrave
  • Udhezimin e Ministrit te Financave nr. 30 date 27.12.2011 “Per menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, I ndyshuar.
  • Udhëzimin e Ministrit të Financave nr. 2 date 06.02.2012 “Për procedurat standarte të zbatimit të buxhetit”
  • Udhëzimin e Ministrit të Financave nr. 33 date 11.07.2013 “Për gjurmet standarte të auditit për prokurimin me vlere të vogël dhe të lartë”,
  • K.M. nr. 248 dt.10.04.1998 ‘Per miratimin e planit kontabel të organeve të pushtetit vendor , institucionet  shtetërore e lokale  si dhe njësive që varen prej tyre ”, i ndryshuar, me V.K.M. nr. 25  datë.20.01.2001.
  • Udhezimin e Ministrit te Financave Ekonimisë nr.23 datë 30.07..2018 “Për  procedurat  standarte të përgatitjes  se PBA-së”
  • Udhëzimin e Ministrit të Financave 9 datë 20.03.2018 “Për procedurat standarte të zbatimit të buxhetit”, i ndryshuar me UMF nr. 12, daë 29.04.2021.

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  • Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
  • Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston ne motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
  • Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.

 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, të Departamentit të Administratës Publike.

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .

 

 

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në portalin “Agjencia  Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ”, Faqjen Zyrtare të Bashkisë dhe në stendën e informimit të publikut.

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për vleresimin  per të gjitha fazat e rekrutimit.

                                          BASHKIA BERAT