Home / Njoftime / SHPALLJE PËR POZICION TË LIRË PUNE

SHPALLJE PËR POZICION TË LIRË PUNE

Në mbështetje të ligjit nr.139/2015 “Për Vetëqeverisjes Vendore”, ligjit nr 7961 date 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i azhornuar, ligjin Nr. 119/2014 ”Për të Drejtën e Informimit” Bashkia Berat kërkon të punësoj:

 Kryeinspektor I Mbrojtjes së Territorit

• Afati për dorëzimin e dokumentave:         16.10.2023
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin është:
• Kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit
1.    Ushtron përgjegjësinë e kontrollit dhe zbatimit të ligjshmërisë e të standardeve teknike në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës dhe ato të parashikuara shprehimisht në ligje të tjera, brenda territorit administrativ të bashkisë.
2.    Gjatë ushtrimit të përgjegjësive të parashikuara, inspektorati ndërtimor e urbanistik i bashkisë merr masat e mëposhtme:
a) vendos përmbushjen e detyrimeve ligjore në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës;
b) vendos gjoba sipas llojit të shkeljeve të dispozitave ligjore në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës;
c) paraqet pranë organeve përkatëse kërkesën për heqje të licencës profesionale personale ose të shoqërisë, në rast të ndërtimit pa leje, si dhe në rastet kur vëren shkelje të kushteve teknike të zbatimit, projektimit dhe shkelje të masës së pezullimit të punimeve të ndërtimit;
ç) vendos pezullimin e punimeve në ndërtim në rastin kur një afat kohor paraprak është i nevojshëm për marrjen e vendimit për përmbushjen e detyrimeve ligjore në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës;
d) vendos prishjen e ndërtimit të kundërligjshëm;
dh) përgatit kallëzimin penal për veprat penale të konstatuara gjatë ushtrimit të kontrollit dhe e paraqet atë pranë organeve përgjegjëse, sipas legjislacionit në fuqi;
e) jep informacionin e kërkuar Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar, si dhe krijon të gjitha lehtësitë për përmbushjen e detyrave të këtij Inspektorati.

 Inspektor  i Mbrojtjes së Territorit

•      Inspektim në terren.
•      Konstatimi i ndërtimeve pa leje si dhe të atyre në shkelje të kushteve të lejes.
•      Kontroll i investimeve.
•      Kontrolli zbatueshmërisë së lejeve të dhena.
•      Përpilon dhe plotëson sipas ligjit, “Procesverbalin e konstatimit të kundërvajtjes”.
•      Ndjekja e korrespondences zyrtare ,përpilimi i shkresave
•      Përmbush detyrat funksionale në përputhje me legjislacionin e fushës së planifikimit dhe zhvillimit të territorit.
1.1
KUSHTET DHE KRITERET E VEÇANTA
Kryeinspektori dhe Inspektori  në nivel bashkie duhet të kenë arsimin e lartë të nevojshëm nw Inxhinieri/ Shkenca Juridike/Arkiteklturë.
1.2   DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT.
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
1.    Jetëshkrim
2.    Fotokopje të diplomës;
3.    Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
4.    Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
5.    Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
6.    Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
7.    Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Dorëzimi i dokumentave duhet të bëhet në protokoll,  me postë ose drejtpërsëdrejti në  institucion (Njësia e burimeve njerëzore dhe Shërbimeve Mbwshtwtwse – Bashkia Berat,  brenda datës 16.10.2023.
1.3
REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Brenda datës 18.10.2023, Njësia e Burimeve Njerëzore në Bashkinë  Berat do të shpallë në  web zyrtar të bashkisë dhe në stendat pranë Bashkisë listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta  si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta të proçedurës së punësimit do të njoftohen individualisht nga Njësia e burimeve njerëzore dhe Shërbimeve të Bashkisë Berat, në mënyrë elektronike, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës  së e-mail).
1.4
 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
*Njohuritë mbi Ligji Nr. 9780, datë 16.7.2007 “Për Inspektimin E Ndërtimit” (i ndryshuar) si dhe aktet nënligjore dalë në zbatim të tij;
*Njohuritë mbi Ligj Nr. 107/2014 “Për Planifikimin Dhe Zhvillimin E Territorit”
*Njohuritë mbi VKM 408, DATË 13.5.2015“Për Miratimin E Rregullores Së Zhvillimit *Të Territorit”, të Ndryshuar
*Njohuritë mbi VKM nr. 894, datë 4.11.2015 “Për unifikimin e procedurave të kontrollit të territorit nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe ai i Njësisë Vendore”,
*Njohuritë mbi Ligjin Nr.9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
*Njohuritë mbi Ligjin Nr.44/2015, datë 30.04.2015, “Kodi i Proçedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”;
*Njohuritë mbi Ligjin Nr.119/2014 datë 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit”;
*Njohurite mbi Ligjin Nr.139/2015, “Për vetëqeverisjes vendore”
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
1.    Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
2.    Eksperiencën e tyre të mëparshme;
3.    Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën;
1.5
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia  e Burimeve Njerëzore  në Bashkinë Berat do të shpallë fituesin nw faqen zyrtre tw  Bashkisë Berat. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë proçedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Njësia e Burimeve Njerëzore, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).
KRYETARI  I   BASHKISË
    Ervin  Demo