Home / Njoftime / SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE PËR PUNONJËS POLICIE NË DREJTORINË E POLICISË BASHKIAKE

SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE PËR PUNONJËS POLICIE NË DREJTORINË E POLICISË BASHKIAKE

SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE PËR PUNONJËS POLICIE NË DREJTORINË E POLICISË BASHKIAKE

Në zbatim të ligjit nr. 89/2022 “Për Policinë Bashkiake” , neni 12,13,14 si edhe Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.452, datë 26.07.2023 “Për miratimin e rregullorës kuadër të Policisë Bashkiake”, kreu III “Rregullat dhe Procedurat e detajuara të pranimit në Policinë Bashkiake”, Vendimin e Kryetarit të Bashkisë nr.724, datë 13.12.2022 ““Për miratimin e Strukturës, Organigramës së Administratës së Bashkisë dhe të Njësive Shpenzuese në varësi të Bashkisë Berat për vitin 2023 , i ndryshuar ,“Për miratimin e strukturës së Drejtorisë së Policisë Bashkiake ”, Njësia e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Berat njofton se në Drejtorinë e Policisë Bashkiake shpallen gjashtë vende të lira pune:

 6(gjashtë) Punonjës të Policisë Bashkiake, në Drejtorinë e Policisë Bashkiake , Bashkia Berat

DATA E DORËZIMIT TË DOKUMENTAVE DO TË JETË 29.09.2023

KOMPETENCAT DHE DETYRAT E POLICISË BASHKIAKE

1. Policia Bashkiake ka këto kompetenca dhe detyra, në përputhje edhe me aktet e tjera rregullatore:
a) siguron zbatimin e akteve të nxjerra nga kryetari i bashkisë dhe këshilli bashkiak;
b) parandalon, konstaton dhe shqyrton kundërvajtjet administrative përmes forcimit, inspektimit dhe monitorimit në zbatim të akteve të njësive të vetëqeverisjes vendore brenda territorit të juridiksionit të saj.
2. Në fushën e rendit dhe sigurisë në komunitet, Policia Bashkiake:
a) merr masa të sigurisë për zbatimin e planit të emergjencës së bashkisë për parandalimin e fatkeqësive të ndryshme natyrore, si dhe bashkëpunon me strukturat e mbrojtjes civile pranë bashkisë dhe prefektit të qarkut për kapërcimin e tyre;
b) kontrollon zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor në territorin e juridiksionit të saj, sipas parashikimeve në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë dhe marrëveshjeve të bashkëpunimit që lidhen me Policinë e Shtetit;
c) vendos kufizimin e qarkullimit në rrugë jashtë qendrave të banuara për ditët e festave lokale në bashkëpunim me organet e Policisë Rrugore;
ç) bashkëpunon me Policinë e Shtetit për mbikëqyrjen e sigurisë brenda territorit të
juridiksionit të saj;
d) bashkërendon masat me Policinë e Shtetit për ruajtjen e rendit e të qetësisë publike në raste të aktiviteteve në territorin e juridiksionit të bashkisë;
dh) verifikon zbatimin e ligjshmërisë dhe patrullimin periodik në bashkëpunim me Policinë e Shtetit përgjatë vijës bregdetare publike dhe në zonat çlodhëse të ujërave të brendshme në thellësi të territorit, për sigurinë në det, plazhe dhe në ujërat e brendshme në thellësi të territorit të juridiksionit të bashkisë;
e) monitoron respektimin e ndarjes së hapësirës së plazhit gjatë ushtrimit të veprimtarisë të çdo personi juridik apo fizik pranë stacioneve të plazhit në territorin e juridiksionit të bashkisë;
ë) merr masa sigurie në veprimtaritë sportive dhe ndeshjet e futbollit gjatë organizimit dhe zhvillimit të tyre si personel sigurie;
f) mbështet strukturat përgjegjëse të bashkisë për strehimin social, për procedurat e zhvendosjes së individëve ose familjeve nga vendbanimi a strehimi i tyre;
g) merr masa për ruajtjen e objekteve në pronësi të bashkisë, si dhe të atyre që administrohen nga ana e saj.
3. Në fushën e bashkëjetesës shoqërore, Policia Bashkiake:
a) mbikëqyr respektimin e normave etike detyruese të bashkëjetesës, të përcaktuara në rregulloren e administrimit të bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit;
b) mbështet organet e inspektimit për zbatimin e legjislacionit për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit;
c) siguron ekzekutimin e sanksioneve për lidhjen dhe zgjidhjen e kontratës së qirasë së banesave sociale me qira dhe kufizimet mbi banesat me kosto të ulët, të vendosura nga entet menaxhuese.
4. Në fushën e mbrojtjes së mjedisit, Policia Bashkiake:
a) bashkërendon punën me strukturat përkatëse kur konstaton veprimtari të paligjshme për mjedisin, natyrën, pyjet, biodiversitetin dhe florën e faunën e egër;
b) bashkëpunon me strukturat përgjegjëse të kontrollit mbi gjuetinë kur pengohen në kryerjen e detyrës;
c) bashkëpunon me strukturat përgjegjëse të inspektimit që mbulojnë veprimtarinë e peshkimit;
ç) bashkëpunon me strukturat përgjegjëse për ushtrimin e kontrollit për mbrojtjen e liqeneve ndërkufitare, brigjeve të tyre, zonave ujëmbledhëse, si dhe veprimtaritë që ushtrohen në to;
d) verifikon dhe kontrollon zbatimin e kërkesave mbi nivelin kufi të zhurmës së lejuar nga personat fizikë e juridikë, që ushtrojnë veprimtari që gjenerojnë zhurma, në territorin e juridiksionit të tyre në përputhje me legjislacionin në fuqi për zhurmat.
5. Në fushën e veprimtarisë ekonomike dhe tregtare, Policia Bashkiake:
a) siguron zbatimin e akteve që përcaktojnë kryerjen e veprimtarive që trajtohen si veprimtari tregtare apo shërbimi, ambulante, në vende publike të përcaktuara paraprakisht nga organet e vetëqeverisjes vendore;
b) verifikon respektimin e normave ligjore në lidhje me përdorimin në tregje apo vende të autorizuuara nga bashkia të qeseve plastike mbajtëse, si dhe qeseve plastike mbajtëse të oxo- degradueshme apo të oxo-biodegradueshme dhe vendosjen e materialeve reklamuese të pijeve alkoolike, pijeve energjike dhe pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar drejtuar të miturve;
c) mbështet strukturat përgjegjëse të taksave dhe tarifave vendore në veprimtarinë e tyre.
6. Në fushën e mbrojtjes së shëndetit, Policia Bashkiake siguron respektimin e normave ligjore në lidhje me ndalimin e pirjes së duhanit në mjetet e transportit publik, përfshirë taksitë dhe mjediset e përbashkëta, në banesat me bashkëpronësi të detyrueshme.
7. Në fushën e ruajtjes së hapësirës publike, Policia Bashkiake:
a) siguron zbatimin e rregullave për përdorimin e hapësirës publike, për ndalimin e zënies së hapësirave publike, hedhjen e mbeturinave dhe mbrojtjen e monumenteve, ndërtesave, parqeve dhe lulishteve publike;
b) vëren dhe konstaton ndërtimet e kundërligjshme, njofton dhe mbështet menjëherë strukturën përgjegjëse ndërtimore e urbanistike të
bashkisë për vazhdimin e mëtejshëm të procedurave ligjore;
c) siguron zbatimin e rregullave dhe procedurave për organizimin dhe funksionimin e shërbimit publik të varrimit dhe për administrimin e varrezave në territorin e juridiksionit të bashkisë;
ç) garanton zbatimin e përcaktimeve ligjore mbi afishimin e materialeve propagandistike në vendet jashtë përcaktimeve të bëra, duke hequr menjëherë çdo material propagandues të subjekteve zgjedhore.

1.1 KRITERET PËR PRANIM NË POLICINË BASHKIAKE

KRITERET E PËRGJITHËSHME PËR PRANIMIN NË POLICINË BASHKIAKE JANË SI MË POSHTË:
1. të jetë shtetas shqiptar;
2. të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
3. të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
4. të ketë përfunduar arsimin e mesëm të lartë;
5. të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo një kundërvajtjeje penale;
6. ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna që nuk është shuar ose të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
7. të mos jetë larguar nga Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës për shkak të vlerësimeve kalimtare ose periodike, të parashikuara nga legjislacioni në fuqi për punonjësit e Policisë së Shtetit;
8. të paraqesë vërtetimin e besueshmërisë.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
a) Të zotëroj Diplome/Deftese Pjekurie e arsimit të mesëm të lartë sipas legjislacionit të arsimit Parauniversitar
b) (Diplomat/ deftesat/certifikatat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
c) Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grupe.
d) Të ketë figurë të pastër morale
FAZAT E KONKURIMIT

Pranimi në Policinë Bashkiake bazohet në parimet e shanseve të barabarta, meritës, aftësive profesionale dhe mosdiskriminimit. Procesi përzgjedhës bazohet në vlerësimin e kritereve dhe aftësive profesionale të kandidatëve.
Pranimi kryhet nëpërmjet një konkurrimi të hapur përmes një procesi përzgjedhës dhe testimi transparent e të drejtë. Fazat e konkurrimit do të jenë përkatësisht:
• testimi me shkrim
• testimi fizik
• intervista

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët brenda datës 29.09.2023 duhet të paraqesin pranë zyrës së protokollit të Bashkisë Berat ose pranë njësisë së burimeve njerëzore dokumentacionin e mëposhtëm :

1. kërkesën;
2. jetëshkrimin;
3. fotokopjen e kartës së identitetit;
4. fotokopjet e noterizuara të diplomës të arsimit të mesëm të lartë;
5. 2 (dy) foto me përmasa 4 x 6 cm;
6. raportin e aftësisë në punë / mjekoligjor mbi gjendjen shëndetësore;
7. certifikatën e gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti);
8. vërtetimin nga prokuroria për qenien ose jo në ndjekje penale;
9. vërtetimin nga gjykata për çështje në proces gjykimi;
10. dokumentet për vërtetimin e përvojës në punë apo librezën e punës;
11. vlerësimin e fundit të punës, kur aplikantët vijnë nga administrata publike;
12. vërtetimin që të mos ketë masë disiplinore të largimit nga puna që nuk është shuar ose të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
13. vërtetimin që të mos jetë larguar nga Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës, për shkak të vlerësimeve kalimtare ose periodike, të parashikuara nga legjislacioni në fuqi;
14. Çertifikata, trajnime profesionale, në fushën e përkatëse (nëse ka);
15. Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;
16. Dokument i lëshuar nga institucionet shëndetësore shteterore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike.
17. Vertetim vendbanimi.
18. Vërtetim nga Tatim Taksat që nuk ka biznes në territorin e bashkisë Berat

Pas përfundimit të afatit të dorëzimit të dokumentacionit me kërkesën e bashkisë përkatëse, përpara pranimit në Policinë Bashkiake duhet të meret edhe vërtetimi besueshmërisë që lëshohet nga struktura vendore e Policisë së Shtetit.Dokumenti do tu bashkangjitet dokumentave te dorëzuara nga kandidatet dhe do tu vihet ne dispozicion komisionit përzgjedhës .

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në përfundim të afatit të verifikimit paraprak nga Komisioni përzgjedhës ,Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore Bashkia Berat do të shpallë në në faqjen zyrtare të Bashkisë Berat dhe në stendat e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe kriteret e aplikimit, të kërkuara më sipër si dhe kandidatët do të njoftohen për datën,vendin dhe orën e zhvillimit të procedurave rast pas rasti .
Në të njëjtën kohë, kandidatët e skualifikuar do të njoftohen individualisht nga njësia e burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, për arsyet e moskualifikimit nëpërmjet adresës nëpërmjet adresës tyre të e-mailit. Kandidatët kanë të drejtë të ankimojnë pranë Njësisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat . Afati i ankimimit është 5 (pesë) ditë nga data e shpalljes së rezultateve të verifikimit.

1.4
FUSHA KRYESORE MBI TË CILËN BAZOHET KONKURIMI

• Njohuritë mbi ligjin nr.139, date 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.
• Njohuritë mbi Kushtetutën e Republikën e Shqipërisë
• Njohuritë mbi ligjin nr. 89/2022 “Për Policinë Bashkiake”
• Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.452, datë 26.07.2023 “Për miratimin e rregullorës kuadër të Policisë Bashkiake”.

1.5
MËNYRA E VLERESIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen për këto faza të konkurimit

 Testim me shkrim deri në 60 pikë
1.Testimi me shkrim kryhet brenda 20 (njëzet) ditëve nga shpallja e listës së kandidatëve, që plotësojnë kriteret ligjore për t’u pranuar në Policinë Bashkiake. Më shumë detaje në lidhje me mënyrën e e zhvilimit të testimit i gjeni në kreu III “Rregullat dhe Procedurat e detajuara të pranimit në Policinë Bashkiake” të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.452, datë 26.07.2023 “Për miratimin e rregullorës kuadër të Policisë Bashkiake”.

Kandidati nuk kualifikohet për vazhdimin e konkurrimit nëse nuk merr 60% të pikëve të përcaktuara.
Kandidati që merr më shumë 60% të pikëve të përcaktura të tëstimit do të do të njoftohen për të vazhduar procesin e testimit.

 Testim i aftësive fizike;
Në këtë fazë konkurrimi, totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 20 (njëzet) pikë,
Kandidatët që kalojnë testimin me shkrim i nënshtrohen testimit të aftësive fizike, i cili teston aftësitë psikomotore të kandidatit, ku përfshihen shpejtësia, shkathtësia fizike, rezistenca dhe koordinimi fizik.
Përmbajtja e testimit të aftësive fizike dhe mënyra e vlerësimit të kandidatëve përgatiten nga institucioni arsimor i Policisë së Shtetit pranë ministrisë përgjegjëse për çështjet e rendit dhe sigurisë publike.
Kandidati quhet fitues kur ka marrë mbi 60% të pikëve të përcaktuara për testimin e aftësive fizike.
Kandidatët fitues renditen sipas pikëve të marra në listën e kandidatëve të suksesshëm dhe njoftohen për intervistën.
 Intervista me gojë
Intervista konsiston në testimin e aftësitëve të aplikantit për të komunikuar qartë, për të shprehur ide dhe koncepte, si dhe për të analizuar e për të marrë vendime.
Në këtë fazë konkurrimi, totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 20 (njëzet) pikë, të cilat ndahen përkatësisht:
a) jetëshkrimi (CV), që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, deri në 10 pikë;
b) intervista, deri në 10 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me mënyrën e e zhvilimit të testimit i gjeni në kreu III “Rregullat dhe Procedurat e detajuara të pranimit në Policinë Bashkiake” të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.452, datë 26.07.2023 “Për miratimin e rregullorës kuadër të Policisë Bashkiake”.
Rezultati i përgjithshëm i aplikantit përcaktohet si shumatore e rezultatit të testimit me shkrim ,testimit fizik dhe rezultatit të intervistës me gojë .

Kandidati që merr më shumë se 60 pikë për të treja fazat konsiderohet i suksesshëm .

Kandidatët, që kanë marrë më pak se 60 pikë, renditen në një listë të posaçme që nuk bëhet publike dhe ata njoftohen individualisht nga njësia e burimeve njerëzore.
Kandidatët jo fitues kanë të drejtë të ankimohen pranë Komisioni përzgjedhës dhe Njësisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat . Afati i ankimimit është 5 ditë nga data e njoftimit dhe do të marin përgjigje zyrtare brenda 5 ditëve kalendarike nga përfundimi i afatit të ankimimit.

Kandidati që merr më pak se 60 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .

1.6
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve për të treja fazat e konkurimit, raportit dhe vendimit nga komisioni përzgjedhës si edhe përfundimit të fazës së ankimimit ,Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore, Bashkia Berat do të shpallë fituesit në portalin Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftesive ,Faqen Zyrtare të Bashkisë dhe në stendën e informimit të publikut.

BASHKIA BERAT