Çmimi letrar 2023
“Vexhi Buharaja 2023 ” Ediconi i IV- te
Jeteshkrimi i poetit, perkthyesit , studiuesit , emermbajtesit te bibliotekes se qytetit Berat, Vexhi Buharaja
U lind me 12 Maj 1920, në lagjen “Murat Çelepi” në Berat, i biri i Hoxhë Ibrahimit të Ismail Efendiut. Mësimet fillestare i kreu në vendlindje, në Berat. Pas kësaj vazhdoi studimet në Medresenë e Përgjithshme në Tiranë, ku u diplomua në vitin 1940 student i dalluar. Menjëherë pas diplomimit, në moshën 20 vjeçare, u punësua në redaksinë e revistës “Kultura Islame”, e përmuajshme fetare, diturore, artistike, letrare, organ i Komunitetit Musliman Shqiptar në Tiranë. Në vitin 1944 u largua nga Tirana, për shkak të rrethanave të vështira të luftës dhe qëndroi familja e tij në Berat.[2][3] Familja e tij strehoi hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore.[4]
Për pak kohë punoi në Berat si referent në Shtëpinë e Kulturës. Më 1946 e burgosin, duke e akuzuar se bënte propagandë kundër qeverisë komuniste të Shqipërisë. Pasi doli nga burgu, u detyrua të bënte punë të rënda fizike për të mbijetuar. Më pas u pranua në punë si mësues,[2][3] duke dhënë lëndën e gjuhës ruse të mësuar në burg.[5]
Në vitin 1965 e pranuan në Sektorin e Historisë së Mesjetës, pranë Institutit të Historisë në Tiranë. Mblodhi, përktheu në shqip, transkriptoi rreth 250 mbishkrime osmane. Duke u mbështetur në këtë material, shkroi studimin me titull: “Mbishkrimet turko-arabe në vendin tonë si dëshmi historike”, të cilin e ka lexuar si kumtesë në Konferencën e Dytë Shkencore të Studimeve Albanologjike, që i zhvilloi punimet në Tiranë, më 12-18 janar 1968. Më 1975 në maj u dëbua nga puna në Institutin e Historisë.
Në konkursin letrar që u shpall me 1 janar 1942, kur ishte 22 vjeçar, ai fitoi çmimin e parë me poezinë “Përpara Tomorit”. Ka shkruar e botuar edhe punime, studime historike, filozofike, islamo-mistike si “Lufta e Qerbelasë, Haxhi, etj., të cilat janë botuar në revistën “Zani i Naltë”, “Kultura Islame”, Njeriu” gjatë viteve 1938-1944 etj.
Ka përkthyer një varg përkthimesh të tjera që i përkasin periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare, siç janë aktet dhe memorandumet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, manifestin “Ujanallem” (“Të zgjohemi”) 1899, hartuar nga Dervish Hima, letërkëmbimin e tij me dr. Ibrahim Temon, i përbërë prej 64 letrash, që përfshihet në vëllimin e tretë (1900-1908) “Rilindja Kombëtare Shqiptare”. Përveç dokumenteve historike, ka përkthyer veprat shkencore të Hoxha Hasan Tahsinit, dramën “Besa” të Sami Frashërit, “Shahnamenë” e poetit të madh të Persisë, Firdeusit, përmbledhjen poetike “Tahajjulat” (“Ëndërrimet” dhe “Katër stinët”) të poetit Naim Frashëri dhe veprën “Gjylistani dhe Bostani” të Saadi Shirazit.
Ndërroi jetë në vendlindje, në Berat, me 5 korrik 1987, në moshën 67 vjeçare.[2][3]
Çmimi letrar “Vexhi Buharaja 2023”
Me rastin e 103-vjetorit të lindjes së dijetarit, përkthyesit, studiuesit dhe poetit Vexhi Buharaja, nën kujdesin e kryetarit të bashkisë Z. Ervin Demo, Bashkia e Beratit shpall Çmimin letrar “Vexhi Buharaja 2023” Edicioni i IV – te në letërsi.
Gjinite letrare te cilat do te zhvillohet ky cmim
1.Cikël poetik me 7 poezi
2. – Ese letrare me titull: “Poezia e ndritshme e Vexhi Buharasë”
– Ese letrare me titull :“Mrekullitë poetike të Firdeusiut e Sadiut dhe përkthyesi Vexhi Buharaja”.
3.Cikël me 9 poezi të përkthyera.
Juria
1 Ymer Ciraku, Doktor i Shkencave ne letersi , Profesor
2 Diana Kastrati, Prof. Asoc. Dr. Gjuhe te Huaj
3 Aleksander Cipa, Publicist , gazetar , Kreu i Unionit te Gazetareve
4 Agim Baci, Kritik, eseist , gazetar
5 Yzedin Hima, Studiues, Doktor ne fushen e letersise
Koha e dorëzimit të krijimeve për konkurim deri ne : 30 prill 2023 Të gjithë tekstet mund ti nisni në info@bashkiaberat.gov.al
Për çdo paqartësi kontaktoni në nr e telefonit +355696567838
Koha dhe vendi ku do të shpallen fituesit e konkursit: Fituesit e konkursit do të shpallen më 24 maj 2023, në 103-vjetorin e lindjes së Vexhi Buharasë.Me kete rast do te zhvillohet dhe Ceremonia e dorezimit te Cmimeve si ne cdo vite .Vendi , Biblioteka e Qytetit “ Vexhi Buharaja “ . Cmime do te kete vetem Cmime te Pare per secilen gjini letrare TOTAL 3 Cmime
1 Cmim per Poezi
1 Cmim per Ese
1 Cmim per Poezi Perkthyera
Rregullorja e çmimit “Vexhi Buharaja”
- Ky çmim jepet çdo vit nga Bashkia e Beratit, nën kujdesin e kryetarit Bashkise Z. Ervin DEMO dhe në bashkëpunim me institucione të tjera kulturore vendore dhe kombëtare, me sipërmarrës vendorë e më gjerë.
- Çmimi letrar “Vexhi Buharaja” jepet çdo vit për veprën letrare në , poezi,ese, përkthim, .
- Ky çmim ka gjeografi kombëtare (Shqipëri e viset e tjera ku jetojnë shqiptarët)
- Çmimi do të shpallet ne 24 maj 2023.
- Pjesëmarrësit mund të konkurojnë ne te gjitha gjinite e siperpermendura por , vetëm në një gjini do te vleresohet .Ese jane vendosur dy tituj per mundesi zgjedhjeje mund te merret pjese me dy ese por vetem nje ese do te vleresohet . Poezite parapelqehen te jene te perkthyera nga origjinali , perkthimet te shoqerohen me tekstin e poezive ne gjuhen origjinale ne dorezim
- Pjesëmarrja në këtë konkurs është e lirë.
- 7.Për vlerësimin dhe ndarjen e çmimeve, kryetari i Bashkisë formon jurinë profesionale prej 5 anëtarësh.
- Juria do të jetë me pjesëmarrje nga specialistë të fushës, nga i gjithë vendi.
- Veprat duhet të dorëzohen në faqen elektronike të konkursit Bashkia Berat. Gjithashtu, në dërgesë duhet të shkruhen qartë: Emër mbiemër i autorit pjesëmarrës në konkurs, datëlindja ID dhe numri i telefonit, krijimi ne word jo me foto
- 9.Për vitin 2023, cmimi do te organizohet sipas rregullave te viteve te meparshem duke u permiresuar vite pas viti
- Publikimi i poezive/ Poezite e perkthyera /eseve, duhet të jenë krijime origjinale të autorëve. Çdo plagjiaturë do të çojë në skualifikimin e pjesëmarrësit.
- Çdo pjesëmarrës do të pajiset me një çertifikatë ( derguar me email ).
- Fituesit përfitojnë , shumë monetare, Kupe e cila tashme eshte kthyer ne simbolike te ketij Cmimi si dhe nje vepër të përkthyer nga Vexhi Buharaja.
- Krijimtaria e pjesëmarrësve do të botohet në website-in e Bashkisë dhe në portale letrare.
- Në përfundim të afatit të parashikuar te dorezimit te krijimeve e cila eshte dt 30 prill 2023 , juria do të shpallë çmime të para për secilin lloj letrar. Vendimi i jurisë është i pakontestueshëm.
- Shpallja e fituesve do të bëhet diten e Ceremonise se Cmimit më 24 maj 2023.
- Krijimet do të dorëzohen , në adresën e Bashkisë Berat ( adresë në funksion të konkursit të shpallur). Afati i fundit i dorezimit te krijimeve eshte data 30 prill 2023 . Nga data 01 maj – 20 Maj 2023 , do të jetë koha e vlerësimit nga juria . Më 24 Maj 2023 0ra 11.00 ne Biblioteken “ Vexhi Buharaja “ do të organizohet ceremonia e shpalljes se fituesve të konkursit letrar.