Home / Njoftime / Njoftim per vende te lira pune

Njoftim per vende te lira pune

Njoftim për vend të lirë pune

Nё mbёshtetje të Ligjit nr.139/2015, “Pёr vetëqeverisjen vendore”, ligjit nr.7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së  Shqipërisë” i azhornuar, ligjin  Nr.   119/2014 “Për të Drejtën  e Informimit “

Në vijim të projektit fitues për ofrimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror dhe sociale, në zbatim të project-propozimit për ngritjen e  shërbimit të përkujdejsit shoqëror për kategorin viktima të dhunës në familje “Rehabilitimi dhe krijimi I Qendrës Strehëza” në partneritet me “Society Forward Center Tiranë” per mbështetje dhe financim në kuadër të Fondit Social 2021. Bashkia e Beratit kërkon për plotësimin e vendeve  vakant të 3 (tre) pozicione për stafin e zbatimit të projektit si më poshtë:

 

  • Psikolog/Punonjës social 1(një) 
  • Infermier       1(një) 
  • Oficer sigurie 1 (një) 

         

Kandidatët duhet të jenë të kualifikuar sipas specifikimeve të mëposhtme:

Pozicioni i punës 1: 

Psikolog/Punonjës social

Kriteret e përgjithshme 

  • Të ketë përfunduar studimet universitare dhe të zotërojë një diplomë Bachelor në Psikologji/Punë Sociale si dhe studime pasuniversitare në fushën psiko-sociale.
  • Të ketë të paktën 1 vit eksperiencë në një pozicion të ngjashëm.
  • Shprehi të shkëlqyera komunikimi, këshillimi, ndërpersonale.
  • Të ketë përvoja të mëparshme pune me komunitetet në nevojë
  • Të jënë të gatshëm 24 orë në ditë/7ditë në javë.
  • Të mos jetë i dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë.

 

Detyrat kryesore  

  • Realizon vlerësimin fillestar të nevojave dhe të riskut për gra/vajza/fëmijë në strehëz.
  • Realizon informimin dhe këshillimin mbi të drejtat dhe mundësitë për kujdes dhe trajtim, këshillim për shërbimet shëndetësore, arsimore të mundshme në nivel vendor, këshillim për punësim, informim për pagesat sociale.
  • Ofron mbështetje psiko-sociale për të miturin/vajza/gra të akomoduar në strehëz.
  • Përgatit dosjen individuale me dokumentacionin e nevojshëm për çdo rast.

Supervizimi 

Punonjësi/ja përgjigjet përpara Përgjegjësit të Sektorit të Çështjeve Sociale dhe Drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Sociale, Bashki.

 

 

Pozicioni i punës 2: 

Infermier/e

Kriteret e përgjithshme 

  • Të ketë përfunduar studimet e Larta për Infermieri.
  • Të ketë dhënë Provimin e Shtetit sipas Programeve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë për marrjen e Licencës së Ushtrimit të Profesionit Infermier.
  • Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.
  • Të ketë të paktën 1 vit eksperiencë në një pozicion të ngjashëm.

Detyrat kryesore  

  • Monitoron gjendjen e klienteve dhe këshillon kontrolle të mëtejshme mjekësore.
  • Harton kartelën personale infermieroredhe kontrollon mbarëvajtjen për rastet që paraqesin shqetësime shëndetësore.
  • Mat parametrat jetësor si presion arterial, temperaturë dhe stik glicemie.

    Supervizimi 

    Punonjësi/ja përgjigjet përpara Përgjegjësit të Sektorit të Çështjeve Sociale dhe Drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Sociale, Bashki.

    Pozicioni i punës 3: 

    Oficer sigurie

    Kriteret e përgjithshme 

  • Të ketë kryer arsimin e mesëm.
  • Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht dhe mendërisht për të vepruar.
  • Të mos jetë i dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë.
  • Aftësi të mira komunikimi.

 Detyrat kryesore  

Të ruajë sigurinë fizike të gra/vajza/fëmijë të akomoduar në strehëz dhe të punonjësve të saj.

Supervizimi 

Punonjësi përgjigjet përpara Përgjegjësit të Sektorit të Çështjeve Sociale dhe Drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Sociale, Bashki.

 

 

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit  

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Jetëshkrim i aplikantit
  2. Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
  3. Fotokopje të noterizuar diplomave të të gjitha niveleve
  4. Fotokopje të noterizuar të listës së notave
  5. Fotokopje të librezës së punës
  6. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.
  7. Çertifikata kualifikimi (nëse ka)
  8. Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit.
  9. Dëshmi të gjuhëve të huaja (nëse ka).

Kandidatët duhet të dorëzojnë  me  postë ose në Sekretarin e  Bashkisë e Berat brenda dates  18.08.2021. 

Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse  në Bashkinë e Beratit do ti njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail), dhe do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe stendat e informimit të publikut të Bashkisë së Beratit.