Home / Njoftime / Për publikimin e hapjes së Thirrjes VI të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës

Për publikimin e hapjes së Thirrjes VI të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës

Në këtë program ftohen të aplikojnë  të rinj profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç,  të cilët kanë mbaruar minimalisht ciklin e parë të studimeve bachelor, të mos kenë qenë pjesë më parë e këtyre thirrjeve të praktikave.
 Qëllimi i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është përfitimi i një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e aftësive profesionale, akademike, personale dhe njohja me administratën publike.
Apliko në linkun: http://praktika.arsimi.gov.al

 

 

PROGRAMI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË PUNËS, THIRRJA VI

Në zbatim të Vendimit nr. 395, datë 29.04.2015, të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera Publike”, i ndryshuar, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë shpall thirrjen e gjashtë të “Programit Kombëtar të Praktikave të Punës”.

 

Informacionin rreth Programit, institucionet pjesëmarrëse, numrin e praktikantëve dhe profilet studimore të kërkuara mund t’i gjeni në linkun: http://praktika.arsimi.gov.al, nga ku mund të kryeni edhe aplikimin online, pasi të klikoni në dritaren “Aplikimi”.

 

Aplikimi është i hapur për të rinjtë, që përmbushin këto kritere:

  • Të jenë 21-26 vjeç;
  • Të kenë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor”;
  • Të mos kenë qenë pjesë e programit gjatë thirrjeve të mëparshme .

 

Të rinjtë e interesuar duhet të aplikojnë vetëm në një institucion të caktuar, në të kundërt aplikimi i tyre nuk do të merret në konsideratë.

 

Dokumentet që duhet të ngarkojnë aplikantët janë :

a- CV (jetëshkrimin) e aplikantit;

b- Letra e motivimit

 

Afati për aplikim është nga data 9 Korrik deri më datë 31 Korrik 2021.

 

Pjesëmarrësit do të përfshihen në një përvojë pune, në ndërveprim me profesionistët në administratën publike, institucionet e tjera publike, njësitë e vetëqeverisjes vendore, dhe shoqëritë tregtare, me qëllim përfitimin e njohurive praktike, pasurimin e jetëshkrimit të tyre, zgjerimin e rrjetit të kontakteve, aftësimin e mëtejshëm për punën në grup, përshtatshmërinë me ambientin e punës, ndërmarrjen e iniciativave etj..

 

Të gjithë praktikantët që e përfundojnë praktikën me sukses pajisen me certifikatë lëshuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Deparamenti i Administratës Publike dhe periudha tre – mujore e praktikës njihet si përvojë pune nga Departamenti i Administratës Publike.