Home / Njoftime / Njoftim per fillimin e projektit “Subvencionimi i interesave te kredise”

Njoftim per fillimin e projektit “Subvencionimi i interesave te kredise”

KËRKESË
Nr.  _________ Prot.

Datë ____________

Bashkia e Beratit

 

 BASHKISË SË BERATIT

PËR

TU TRAJTUAR  ME  PROGRAMET E STREHIMIT SOCIAL

Unë i nënshkruari   ……………………………………………………… banues në adresë ……………………………………………………………………….. Tel …………………………. cel……………………….. dhe me dokument identifikimi………………………………..Nr……………………………………

Bazuar në ligjin nr.22/18 “ Për strehimin Social “  Organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”,  VKM nr.384,datë 12.06.2019 “Për përcaktimin e dokumentacionit për të përfituar strehim sipas çdo programi social të strehimit dhe të afateve e të proçedurave të miratimit nga organet e vetqeverisjes vendore “ , VKM nr.453,datë 3.7.2019 “Për masën e subvencionimit të interesave të kredisë dhe procedurën e dhënies së tij për familjet që përfitojnë banesë me kosto të ulët ,me kredi të lehtësuara nga shteti, dhe VKB nr.10,datë 05.08.2019 “Mbi miratimin e sistemit të pikëzimit për familjet e pastreha që do të trajtohen me prograne sociale të strehimit”.

 

KËRKOJ: TË TRAJTOHEM ME PROGRAMIN BANESË ME KOSTO TË ULËT DUKE PËRFITUAR KREDI TË LEHTËSUARA NGA SHTETI . 

DOKUMENTACIONI PËR TË PËRFITUAR SUBVENCIONIM TE INTERESAVE  TË KREDISE

Në fazën e dytë, dosja e çdo aplikanti duhet të përmbajë dokumentacionin që vërteton deklarimet e bëra në fazën e pare të aplikimit për të përfituar nga programet e strehimit social.

Dokumentacioni që kërkohet në këtë fazë është, si më poshtë vijon:

 

  1. Për të dhëna personale të aplikantit:
  2. Fotokopje të kartës së identitetit së aplikantit.
  3. Vërtetim për vendbanimin ( te Administratori )

 

  1. Për vërtetimin e kushteve të strehimit:

a.Vërtetim nga ASHK Berat, Ish- Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, për pronat që disponohen në emër të secilit anëtar të familjes;

b.Vërtetim nga ASHK Berat, Ish- Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, për sipërfaqen e pronës, që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është me sipërfaqe nën normat e strehimit në fuqi;

  1. Vërtetim nga ASHK Berat, Ish- Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për çdo anëtar të familjes.
  2. Vendim i gjykatës për familjet që humbasin banesën për shkak të zbatimit të vendimit të gjykatës;

e.Akt i verifikimit nga njësia vendore për familjet rome/egjiptiane, që banojnë në banesa individuale ose struktura, të cilat nuk klasifikohen si banesë.

 

  1. Për vërtetimin e kushteve familjare:
  2. Çertifikatë familjare;
  3. Vendim i gjykatës që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara.

 

  1. Për vërtetimin e kushteve sociale:
  2. Vërtetim i komisionit mjekësor të përcaktimit të aftësisë së kufizuar për individë me aftësi të kufizuara;
  3. Vërtetim përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezë e jetimit, dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar për individët me statusin e jetimit;
  4. Dokument që vërteton se ka mbetur i pastrehë si rezultat i lirimit të banesave, ish-pronë e subjekteve të shpronësuara;

d.Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin “emigrant”, “punëtor emigrant” dhe “azilkërkues”;

  1. Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të shtetit dhe të Policisë së Burgjeve;
  2. Urdhër mbrojtjeje apo urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje, lëshuar nga gjykata për viktimat e dhunës në familje;
  3. Vetëdeklarim nëse individi/familja i përket pakicës kombëtare rome ose egjiptiane;
  4. Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse për të miturit në konflikt me ligjin;
  5. Vetëdeklarim se i përket grupimit LGBTI;
  6. Vërtetim me certifikatë familjare se individi i përket kategorisë vajzë-nënë.

 

  1. Për vërtetimin e kushteve ekonomike,:
  2. Vërtetim i të ardhurave neto të familjes, për të ardhurat e familjes dhe burimin e tyre, të cilat duhet t’i bashkëlidhen dokumenteve zyrtare që e vërtetojnë atë, përfshirë vërtetimin nga punëdhënësi për pozicionin dhe pagën e aplikantit e të personave të tjerë të familjes, që janë në marrëdhënie pune;
  3. Dokument nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve, për të gjithë anëtarët e vetëpunësuar të familjes;
  4. Vërtetim nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes të bashkisë, për anëtarët e familjes të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar;

ç. Vërtetim nga zyra e punësimit e njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë .

  1. Vërtetim nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension.

e.Vërtetim nga drejtoria e taksave të bashkisë ,  që aplikuesi nuk ka detyrime  për taksat dhe tarifat vendore si dhe ndaj Ujësjelles-Kanalizimeve sh.a.

 

Shënim; Dokumentat e sipërcituar të dorëzohen pranë protokollit të  Bashkisë brenda datës 31.08.2021.

 

BASHKIA BERAT

 

KRITERI I TE ARDHURAVE QE DUHET TE PLOTESOJE CDO APLIKUES

 

Niveli i të ardhurave familjare mujore  për t’u trajtuar me kredi me interes 3% / vit  në nivel qarku sipas madhësisë së familjes sipas të dhënave të  INSTAT.

 

Qarku Familje me 1 person Familje me 2 persona Familje me 3 persona Familje me 4 persona Familje me 5 persona Shpenzime mesatare  mujore per konsum
Berat mini 37,678 52,760 63,096 78,577 91,029 69,948
Berat. max 45,214 63,312 75,715 94,292 109,234 83,938

 

 

Lidhja-1-dhe-2-per-subvencionin-e-interesave-te-kredive

Dokumentacioni per tu trajtuar nga programet sociale te strehimit

 

 

Shuma e kredise per familje

Nr Qyteti Numri i perfituese Struktura e familjes (nr.persona) Struktura e Ap Kufiri Maksimal i Kredise/ Familje
1 Berat 90 2 Garsoniere 2,070,000
3 1+1 2,484,000
4 2+1 2,898,000
5-6 3+1 3,519,000