Gati projekti për një nga investimet më madhore të qytetit, një mega hapësirë e re Parkimi e standardeve më të larta do të jetësohet në fundsheshin ‘Teodor Muzaka’, duke i dhënë fund problematikës së parkimit dhe bllokimit të çdo lloj hapësire publike, që jo vetëm bezdisin këmbësorët, krijojnë shëmti aestetike, por edhe pengojnë punën e disa prej bizneseve, veçanërisht të lokalizuara në qendër të qytetit.
Ky parikim, nga më të mëdhenjtë në Shqipëri, ka një kapacitet prej afërsisht 200 vendesh parkimi, i konceptuar me një kat të nëndheshëm dhe me infrastrukturë bashkëkohore do t’i shtohet listës së projekteve që i ndërthurren (absolutisht pa e trazuar) arkitekturës së veçantë të këtij qytetit ikonik.
Puna nis brenda vitit 2020 dhe ky projekt 3D do të realizohet që çke me të në një kohë të shkurtër.
Bashkia Berat Për një Berat të Qytetarëve
