Home / Njoftime / SHPALLJE LËVIZJE PARALELE DHE NGRITJEN NË DETYRË  NË SHËRBIMIN CIVIL    PËR NIVELIN E DREJT ULËT  DREJTUES PËR NËPUNËS CIVIL DHE PRANIM NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVIL NIVELI I KËRKUAR I DIPLOMES MASTER SHKENCOR

SHPALLJE LËVIZJE PARALELE DHE NGRITJEN NË DETYRË  NË SHËRBIMIN CIVIL    PËR NIVELIN E DREJT ULËT  DREJTUES PËR NËPUNËS CIVIL DHE PRANIM NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVIL NIVELI I KËRKUAR I DIPLOMES MASTER SHKENCOR

SHPALLJE LËVIZJE PARALELE DHE NGRITJEN NË DETYRË  NË SHËRBIMIN CIVIL    PËR NIVELIN E DREJT ULËT  DREJTUES

PËR NËPUNËS CIVIL DHE PRANIM NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVIL

NIVELI I KËRKUAR I DIPLOMES MASTER SHKENCOR

Në zbatim të nenit  26 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe kreut II dhe III të Vendimit nr.242 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Bashkia Berat shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë  për pozicionin :

  • 1(një) Përgjegjës Sektori të Aktiviteteve dhe Mediave Sociale në Drejtorine e Turizmit dhe Aktiviteteve. Kategoria e pagës III-a/1.

Pozicioni i lartpërmendur i’u ofrohen fillimisht nëpunësve civil të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele.

Vetëm në rast se për këtë pozicion në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së ngritjes në  detyrë.  

Për të treja   Procedurat (lëvizje paralele  dhe ngritje në shërbimit civil dhe pranim nga jashtë shërbimit civil ) aplikohet në të njëjtën kohë!

DATA E DORËZIMIT TË  DOKUMENTAVE PËR LËVIZJEN PARALELE DO TË JETË                                                                                 21.08.2020 

DATA E DORËZIMIT TË  DOKUMENTAVE PËR NGRITJE NË DETYRË  DHE  PRANIM NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVIL     DO TË JETË

26.08.2020                                                                      

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
  1. Organizon, koordinon dhe drejton punën brenda Sektorit duke bërë ndarjen e detyrave për punonjësit e Sektorit si dhe duke mbikëqyrur dhe duke siguruar kryerjen në kohë dhe me cilësi të detyrave nga ana e këtyre punonjësve;
  2. Realizon ndarjen e punës, jep instruksione dhe ndihmën e domosdoshme për vartësit në përmbushjen e detyrave;
  3. Siguron marrëdhënie të rregullta komunikimi me punonjësit e Sektorit duke garantuar vazhdimësinë e operacioneve të punës nëpërmjet transparencës në transmetimin e urdhrave;
  4. Siguron zbatimin e programit të detyrave për Sektorin duke klasifikuar përparësitë;
  5. Kontrollon, rishikon dhe nënshkruan të gjitha materialet dhe korrespondencat e hartuara nga punonjësit e Sektorit, para paraqitjes për miratim dhe nënshkrim tek Drejtori i Drejtorisë;
  6. Analizon mbarëvajtjen e përmbushjes së detyrave nga ana e Sektorit, informon drejtpërdrejt Drejtorin mbi punën kryer si dhe paraqet opinione në lidhje me këtë çështje;
  7. Kontrollon, analizon, vlerëson dhe informon drejtpërdrejt Drejtorin mbi rezultatet e punës të punonjësve të Sektorit dhe propozon për shpërblimin dhe kualifikimin mëtejshëm të tyre;
  8. Përcakton procedurat dhe mënyrat e punës si dhe jep instruksionet dhe ndihmën e domosdoshme për punonjësit e Sektorit me qëllim përmbushjen e detyrave nga ana e tyre;
  9. Zbaton detyrat e ngarkuara sipas rregulloreve në fuqi si dhe planeve të punës të miratuara nga Kryetari i Bashkisë;
  10. Mbikëqyr respektimin e kuadrit rregullator nga ana e punonjësve të Sektorit;
  11. Është përgjegjës për drejtimin dhe kontrollin e realizimit të detyrave nga specialistët e Sektorit që drejton;
  12. Koordinon veprimtarinë e specialistëve të Sektorit në funksion të zgjidhjes së problemeve të ndryshme;
  13. Siguron zbatimin e programit të detyrave për specialistët e Sektorit duke klasifikuar prioritetet përkatëse;
  14. Këshillon dhe orienton specialistet e Sektorit që drejton me qëllim realizimin e suksesshëm të detyrave.
  15. Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga Drejtori në përputhje me misionin dhe objektivat e Drejtorisë.
  16. Propozon kalendarin e aktiviteteve tek Drejtori i drejtorisë
  17. Ndjek dhe monitoron realizimin me sukses të tyre
1 LËVIZJA PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

  • Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori ,Kategoria III-a/1
  • Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
  • Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”;

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  • Kandidatët të zotërojnë Diplome Universitare të nivelit / Master Shkencor sipas legjislacionit  të arsimit të lartë në   Shkenca  Shoqërore   si  diploma   Bachelor edhe ajo master shkencor duhet të jenë në të njejtën fushë . (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  • Të kenë eksperiencë pune 3 vite dhe jo më pak se  1(një) vit në Administratën Publike  shtetërore dhe/ose institucione të pavarura.
  • Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grupe.
  • Njohja e gjuhes se huaj Anglish ose një gjuhë  të BE-së
1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente

  • Kerkese , leter motivimi
  • Fotokopje të diplomës dhe listes se notave  (përfshirë edhe diplomën bachelor);
  • Aktin e Statusit të Nëpunësit Civil
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
  • Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore(deshmi penale), vertetim nga Gjykata , Vërtetim nga
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Deshmi njohje gjuha e huaj
  • Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

Kandidatët duhet të dorëzojnë  dokumentacionin me postë në sekretarinë e Bashkisë Berat brenda datës 21.08.2020

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 24.08.2020  Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Bashkisë si edhe në stendën e Informimit të  Publikut , listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit , nëpërmjet email-it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

  • Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” si edhe Aktet nën ligjore qe rregullojnë   marrëdhënien e punës në  shërbimin civil.
  • Njohuritë mbi ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
  • Njohuritë mbi ligjin nr 9367 datë04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të intereresave”.
  • Njohuritë mbi ligjin 9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
  • Njohuritë mbi ligjin Nr. 93/2015 “Për Turizmin”, i ndryshuar
  • Njohuritë mbi ligjin Nr.9048, Date 07.04.2003 “Për Trashëgiminë Kulturore”, i ndryshuar
  • Njohuritë mbi ligjin 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”
  • Njohuritë mbi VKM 229 datë 23.04.2004 Per miratimin e ceremonialit zyrtar te Republikes së Shqipërise (i ndryshuar)

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me Dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur proçesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, “Për proçesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, të Departamentit të Administratës Publike.

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në Faqen Zyrtare të Bashkisë, Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe në stendën e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për datën e saktë të shpalljes së fituesit.

2 NGRITJA NË DETYRË

Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë dhe kandidatëve  nga jashtë shërbimit civil  që plotësojnë kërkesat dhe kushtet e veçanta  për pzicionin.

2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar në një kategori me poshtë (pergjegjes III-b)
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);
  • Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” ose “Shumë mirë”;

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  • Kandidatët të zotërojnë Diplome Universitare të nivelit / Master Shkencor sipas legjislacionit  të arsimit të lartë në   Shkenca  Shoqërore   si  diploma   Bachelor edhe ajo master shkencor duhet të jenë në të njejtën fushë . (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  • Të kenë eksperiencë pune 3 vite dhe jo më pak se  1(një) vit në Administratën Publike  shtetërore dhe/ose institucione të pavarura.
  • Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grupe.
  • Njohja e gjuhes se huaj Anglish ose një gjuhë  të BE-së
2.2 DOKUMENTECIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
  2. http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente
  3. Kerkese , leter motivimi
  4. Fotokopje të diplomës dhe listes se notave  (përfshirë edhe diplomën bachelor);
  5. Aktin e Statusit të Nëpunësit Civil
  6. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  7. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  8. Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
  9. Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore(deshmi penale), vertetim nga Gjykata , Vërtetim nga
  10. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  11. Deshmi njohje gjuha e huaj
  12. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
  13. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

Kandidatët duhet të dorëzojnë  dokumentacionin me postë në sekretarinë e Bashkisë Berat brenda datës  26.08.2020 .

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Duke filluar nga data 31.08.2020, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë në Faqjen Zyrtare, Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe në stendën e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e veçanta dhe kushtet e për ngritje në detyrë  për Kategorinë e Ulët   Drejtuese, , si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar  me  gojë.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për ngritje në detyrë do të njoftohen individualisht nga Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat, nëpërmjet email-it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

  • Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” si edhe Aktet nën ligjore qe rregullojnë   marrëdhënien e punës në  shërbimin civil.
  • Njohuritë mbi ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
  • Njohuritë mbi ligjin nr 9367 datë04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të intereresave”.
  • Njohuritë mbi ligjin 9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
  • Njohuritë mbi ligjin Nr. 93/2015 “Për Turizmin”, i ndryshuar
  • Njohuritë mbi ligjin Nr.9048, Date 07.04.2003 “Për Trashëgiminë Kulturore”, i ndryshuar
  • Njohuritë mbi ligjin 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”
  • Njohuritë mbi ligjin 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik
  • Njohuritë mbi VKM 229 datë 23.04.2004 Per miratimin e ceremonialit zyrtar te Republikes së Shqipërise (i ndryshuar)

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  • Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
  • Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston ne motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
  • Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, të Departamentit të Administratës Publike

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Faqjen Zyrtare të Bashkisë dhe në stendën e informimit të publikut.

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike  për datën e saktë të shpalljes së fituesit.

3.1 KUSHTET  QË DUHET  TË PLOTËSOJË  KANDIDATI  NË PROCEDURËN PRANIMIT NGA JASHTË NË KATEGORINE E ULËT DREJTUESE  DHE KRITERET E VEÇANTA

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit nga jashtë shërbimit  civil  janë:

1-Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21,22   dhe 26/4  të Ligjit nr. 152/2013:

  • Të jetë shtetas shqiptar.
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit nr. 152/2013.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  • Kandidatët të zotërojnë Diplome Universitare të nivelit / Master Shkencor sipas legjislacionit  të arsimit të lartë në   Shkenca  Shoqërore si Gjeografi , Menaxhim Turizëm, Turizem kulturor, Guida turistike dhe Historik etj   si  diploma   Bachelor edhe ajo master shkencor duhet të jenë në të njejtën fushë . (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  • Të kenë eksperiencë pune 3 vite dhe jo më pak se  1(një) vit në Administratën Publike  shtetërore dhe/ose institucione të pavarura.
  • Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grupe.
  • Njohja e gjuhes se huaj Anglish ose një gjuhë  të BE-së
3.2 DOKUMENTECIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

  • Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë Dokumentet si më poshtë:
  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente

  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën bachelor);
  • Kerkese , leter motivimi
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
  • Vertetim të gjëndjes gjyqësore(deshmi penale), vertetim nga Gjykata , Vërtetim nga
  • Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
  • Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi, Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit nr. 152/2013
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

Kandidatët duhet të dorëzojnë  dokumentacionin me postë në sekretarinë e Bashkisë Berat brenda datës  26.08.2020

3.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Duke filluar nga data 31.08.2020  Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë në Faqjen Zyrtare, Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe në stendën e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e veçanta dhe kushtet  për pranim nga jashte në Sherbimin civil për Kategorinë e Ulët  Drejtuese, , si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar  me  gojë.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për ngritje në detyrë do të njoftohen individualisht nga Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat, nëpërmjet email-it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

3.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

  • Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” si edhe Aktet nën ligjore qe rregullojnë   marrëdhënien e punës në  shërbimin civil.
  • Njohuritë mbi ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
  • Njohuritë mbi ligjin nr 9367 datë04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të intereresave”.
  • Njohuritë mbi ligjin 9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
  • Njohuritë mbi ligjin Nr. 93/2015 “Për Turizmin”, i ndryshuar
  • Njohuritë mbi ligjin Nr.9048, Date 07.04.2003 “Për Trashëgiminë Kulturore”, i ndryshuar
  • Njohuritë mbi ligjin 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”
  • Njohuritë mbi ligjin 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik
  • Njohuritë mbi VKM 229 datë 23.04.2004 Per miratimin e ceremonialit zyrtar te Republikes së Shqipërise (i ndryshuar).

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
3.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  • Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
  • Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston ne motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
  • Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, të Departamentit të Administratës Publike.

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .

3.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

                                                                                         BASHKIA  BERAT