Drejtoria e Buxhetit dhe Administrimit Financiar.
Organizon punën për zbatimin e Buxhetit të Bashkisë në përputhje me Vendimin e Këshillit të Bashkisë si dhe zbaton legjislacionin në fuqi për disiplinën financiare në fushën e pagesave, prokurimeve, kontabilitetit, dhe menaxhimit të fondeve publike.
Drejtoria e Auditit të Brendshëm.
Organizon auditimin e brendshëm ekonomiko – finaciar të Ndërmarjeve dhe Institucioneve të vartësisë së Bashkisë në drejtim të mbajtjes së kontabilitetit, rregullsisë së dokumentacioneve, administrimit dhe ruajtjes së pronës publike, përdorimit me efektivitet dhe menaxhimit të drejtë të fondeve të akorduara nga Këshilli Bashkiak për ushtrimnin e veprimtarive.
Drejtoria e Urbanistikes dhe Planifikimit te Territorit.
Përgatit materialet për nevojën e hartimit të studimeve në fushën e zhvillimit territorial brenda juridiksionit të Bashkisë dhe i paraqet për shqyrtim në K.RR.T. Drejton hartimin e detyrave të projektimit të studimeve urbanistike pjesore, studimeve infrastrukturore dhe në bashkëpunim me drejtoritë e tjera harton detyrat e projektimit për projektet e financuara nga Bashkia dhe Buxheti i Shtetit dhe i paraqet për shqyrtim në KRRT. Ndjek programet urbanistike të miratuara në Keshillin e Bashkise dhe në K.RR.T. dhe i zbaton brenda kufirit administrativ qytetit.
Drejtoria Juridike.
Siguron ndihmë juridike për veprimtarinë e Këshillit Bashkiak, të Komisioneve të Këshillit, të Kryetarit të Komisioneve të përhershme apo të përkohshme të Bashkisë, si dhe për të gjitha aktet që nxjerr Keshilli Bashkiak dhe Kryetari i Bashkise si dhe Drejtorite dhe Sektorët. Të gjitha aktet që i paraqiten Kryetarit të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak në formë vendimi ose urdhëri, duhet që më parë të jenë sigluar nga Drejtoria Juridike. Jep ndihmë juridike për Drejtoritë, Sektorët, Kryetarin e Bashkisë, Komisionet dhe Këshillin Bashkiak dhe siguron bazën ligjore të akteve që ato nxjerrin.
Drejtoria e Marredhenieve me Publikun, Burimeve Njerezore dhe Sherbimeve Mbeshtetese.
Merret me menaxhimin e burimeve njerezore, marredhëmieve me publikun si dhe mban kontakt me mediat për të kryer sa më mirë informimin qytetar në Bashkinë Berat.
Drejtoria Ekonomike e Arsimit.
Mirëmban dhe riparon çerdhet, kopshtet, shkollat dhe konviktet. Realizon studime për perspektivën e zhvillimit të arsimit parashkollor dhe atij paraunuversitar, brenda kufirit admininstrativ të Bashkise Berat.
Drejtoria e Turizmit, Kultures, Rinise e Sporteve.
Harton dhe mbështet projekte që nxisin politikat parësore të turizmit, të jetës kulturore, artistike, sportive e rinore të qytetit. Mbeshtetë veprimtaritë e përvitshme që jane bërë pjesë e traditës së kalendarit turistik, kulturor e sportiv të qytetit. Promovonë vlerat e qytetit, tashmë sit i UNESCO-s duke rritur shkallën e informacionit për vizitorët.
Drejtoria e Programimit, Investimeve dhe Kontrollit te Projekteve .
Evidenton dhe planifikon saktë nevojat për investime kapitale në territorin e Bashkisë. Pas evidentimit të nevojave për investime kapitale duke u mbështetur në Strategjine e Zhvillimit ekonomiko-social kjo Drejtori programon investimet dhe i përcjell prane zyrës së Urbanistikës dhe Planfikimit të Territorrit e cila në bazë të ligjit të urbanistikës harton dhe miraton dokumentacionin teknik.
Drejtoria e Taksave dhe e Tregjeve.
Organizon studime për hartimin e planeve për taksat dhe tarifat vendore dhe propozon rrugë dhe metoda efikase për mbledhjen e tyre. Ndjek zhvillimet në sektorin ekonomik e financiar dhe investimet në sektorin e tregtisë etj.
Drejtoria e Sherbimeve Publike.
Eshte përgjegjëse për administrimin,ekzekutimin dhe planifikimin e problemeve të sherbimeve publike.
Drejtoria e Sherbimeve Sociale.
Përgatit kërkesën për ndihmë dhe justifikon përdorimin e saj. Këtë material ia paraqet Këshillit Bashkiak sipas afateve të përcaktuara në ligj. Verifikon dosjet e pretenduesve për ndihmë ekonomike dhe përfitim paaftësie (paaftësi, verbëri, paraplegjikë) për saktesine e tyre. Sqaron pretenduesit për ndihmë ekonomike, për të drejtën e përfitimit dhe i ndihmon në plotësimin e dokumentacionit përkatës
Drejtoria e Policisë Bashkiake
Ka për detyrë të sigurojë zbatimin efektiv të urdhërave të nxjerra nga Kryetari i Bashkisë dhe të vendimeve të Këshillit që kanë të bëjnë me sigurimin e rendit dhe të qetësise dhe mbarëvajtjen e punëve publike.