Forcimi i Drejtësisë për të mitur në Shqipëri është detyrë që lë në vijë të dytë çdo detyrë tjetër. Nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa e ardhmja e tyre!
Në Tryezën Vendore të bashkëpunimit ndërinstitucional për drejtësinë për të mitur, u prezantua programi 💬 “ Forcimi i Drejtësisë për të mitur në Shqipëri”, i cili zbatohet në partneritet mes zyrës së UNICEF në Shqipëri dhe organizatës “Save the Children”, në mbështetjen financiare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë.
Një program i domosdoshëm, i cili i vjen në ndihmë Bashkisë Berat për trajtimin e rasteve të të miturve në kontakt me sistemin e drejtësisë përmes një qasjeje shumë sektoriale dhe ndërinstitucionale për të garantuar bashkërisht: mbrojtjen, parandalimin, rehabilitimin me bazë komunitare të fëmijëve të dhunuar, të akuzuar, të dënuar apo në risk për t’u përfshirë në vepra penale.
@Unicefalbania @Savethechildreninalbania