Bazuar në Strukturën Organike të SH.A.U.K Berat-Kucovë, si dhe bazuar në Rregulloren e Shoqërisë;
SH.A.U.K Berat-Kucovë shpall vakant pozicionin “Drejtor Teknik”
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët duhet :
- a) Të ketë përfunduar studimet e larta universitare dhe të zotërojë diplomë “Master shkencor”, në shkencat inxhinierike, në degët inxhinieri hidroteknike, mjedisi, ndërtimi, biokimike, mekanike apo disiplina të ngjashme,
- b) Të ketë përvojë pune jo më pak se 3 vjet
Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore të SH.A.U.K Berat-Kucovë brenda datës 11.03.2019 dokumentat si më poshtë:
- Kerkesë me shkrim per aplikim (letërmotivimi)
- Curriculum Vitae (Jetëshkrim standart)
- Fotokopjo të diplomës së shkollës profesionale dhe listës së notave të noterizuara.
- Fotokopje kartës së Identitetit.
- Dëshmi kualifikimi nëse ka.
- Dëshmi i gjendjes gjyqësore (Deshmi Penale),vertetim nga Gjykata ,vertetim nga Prokuroria.
- Raport mjeko –ligjor nga komisioni mjekesor kompetent i aftë për punë
- Fotokopjo të Librezës së punës të të gjitha rubrikave të plotësuara.
Përzgjedhja do të bëhet mbi bazën e dokumentacionit dhe të intervistës së konkurentëve nga Komisioni i Vleresimit.
Mosparaqitja e plote e dokumentave sjell skualifikim të menjëhershëm të kandidatit.
Për informacion me te hollesishem kontaktoni në nr.e tel. 0675641555