NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE NË STRUKTURËN E INSPEKTORIATIT TË POLICISË BASHKIAKE
Në mbështetje të ligjit nr.139/2015 “Për Vetëqeverisjes Vendore”, neni 8, pika 2, neni 64, gërma a, g,; Vendimi i Kryetarit të Bashkisë Nr.925 Prot., datë 26.11.2018 “Mbi miratimin e Strukturës organike të Bashkisë dhe Institucioneve në varësi të Bashkisë“ i ndryshuar, ligjin nr.8224, datë 15.05.1997 “Për organizimin dhe Funksionimin e Policisë të Bashkise dhe Komunës” dhe rregullores së Brendshme ‘TIP’ e Policise së Bashkise dhe të komunës, ndryshuar me ligjin Nr.8335 datë 23.04.1999, VKM nr.313, datë 01.07.2002 “Për përcaktimin e Strukturës, numrit të punonjësve dhe shpenzimeve buxhetore të Policisë së Bashkise dhe Komunës” Bashkia Berat shpall vende të lira pune në pozicionin:
- Punonjës të policisë Bashkiake – 5 (pesë) Policë
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithëshme në mbështetje të Rregullores ‘TIP’, neni 1 , Policia Bashkiake dhe e komunes kryen detyra të përcaktuara sipas ligjit nr.8224. date 15.05.1997, ndryshuar me ligjin nr.8335, date 23.01.1998 dhe akteve të tjera normative që e ngarkojne në detyrë.
Kërkesat e Veçanta
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Duhet të kenë mbaruar arsimin e mesëm;
- Të mos jetë i dënuar për kryerje të veprave penale;
- Të ketë cilësi të larta morale e qytetare;
- Preferohet të ketë punuar në policine e shtetit dhe të mos ketë qenë i dënuar për shkelje të rënda dhe vepra penale;
- Të jetë në gjendje të mire shëndëtsore dhe i aftë fizikisht e mendërisht për të vepruar;
Paraqitja e dokumentacionit
Kandidatët duhet të paraqesin në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, Marrdhënieve me Publikun dhe Juridike apo në Sekretarinë e Bashkisë Berat me postë ose dorazi dokumentacionin e kërkuar brenda datës 03.04.2019:
- Kërkese për aplikim;
- Curriculum vitae;
- Fotokopje të Kartës së Identitetit;
- Çertifikatën Familjare;
- Fotokopje të noterizuar të deftesës së shkollës /Diplomës/Listë notash;
- Vërtetim nga Gjykata;
- Vërtetim nga Prokuroria;
- Vërtetim i gjendjes Gjyqësore;
- Raport mjeko-ligjor i aftë për punë;
- Motivacioni i largimit nga puna e fundit (nëse është i punësuar ose ka qenë i punësuar);
- Fotokopje e librezës së punës;
- 2 Fotografi (nje cope 9 x 6 cm dhe nje cope 2.5 x 3.5 cm)
Mbas këtj afati, Bashkia Berat do të kërkoj nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat, Komisariati i Policisë vlerësimin e personalitetit të kandidatëve që kanë paraqitur dokumentacionin sipas shpalljes. Kandidatët do të njoftohen për zhvillimin e konkurimit.
BASHKIA BERAT