NËNSHKRUHET MARRËVESHJA E BINJAKËZIMIT MIDIS PRIZRENIT & BERATIT
Me rastin e 140 – vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, me ftesë të Kryetarit të Komunës së Prizrenit, z. Mytaher Haskuka, Kryetari i Bashkisë Berat, z. Petrit Sinaj, ishte sot mysafir në ndërtesën komunale të Prizrenit (Shtëpinë e Bardhë), për të nënshkruar marrëveshjen e binjakëzimit midis dy qyteteve respektive, të cilat i bashkon entiteti, kultura dhe trashëgimia historike. Në marrëveshjen e nënshkruar parashikohet bashkëpunimi në disa fusha, si: shkëmbime kulturore, projekte të përbashkëta në fushën e turizmit, arsimit, projekte sociale dhe shkëmbime ndërmjet bizneseve. Vizita e përfaqësuesve të Bashkisë Berat, të kryesuar nga Kryebashkiaku Sinaj, përkon me 140 – vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, që u festua dje dhe 19 – vjetorin e çlirimit të Prizrenit, që do të festohet nesër. Përfaqësuesit nga Berati gjithashtu morën pjesë në manifestimet kulturore të organizuara në respekt të dy datave të shënuara të historisë së shqiptarëve.
Bashkia Berat Për një Berat të Qytetarëve



