Home / Aktivitete / 10- vjetori i krijimit te Qendres “LIRA”

10- vjetori i krijimit te Qendres “LIRA”

Më 26.10.2017, Qendra “LIRA” Berat, qendër për persona me aftësi të kufizuar, festoi 10 – vjetorin e krijimit të saj. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Nënkryetarja e Bashkisë, znj. Teuta Muçogllava, Prefektja e Qarkut Berat, znj. Valbona Zylyftari, deputeti i PS-së për Qarkun e Beratit, z. Fadil Nasufi, punjonjës të Qendrës “Lira” dhe të institucioneve të tjera.

E ftuar e veçantë në këtë përvjetor ishte znj. Beatrice Prisse, përfaqësuese e Shoqatës ASSED, Zvicër, të cilët kanë investuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë për këtë qendër qysh nga krijimi i saj. Drejtoresha e Qendrës “Lira”, znj. Alma Kule, në fjalën e saj përshëndetëse tha se misioni i kësaj qendre është që t’u vijë në ndihmë të specializuar familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuar, duke u kujdesur për trajtimin, zhvillimin, edukimin dhe integrimin e tyre. 


Në fund të këtij aktiviteti u shtrua një koktej për të gjithë të pranishmit.