SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR KATEGORINË EKZEKUTIVE (SPECIALIST)
NIVELI I DIPLOMËS MASTER SHKENCOR
Në zbatim të nenit 22 dhe 25 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar , si dhe kreut II, III, IV dhe V të Vendimit nr.243 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, peridhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” , Bashkia Berat shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive , për pozicionin :
1(nje ) “Specialist për Prokurimet Publike ,Drejtoria e Prokurimeve Publike , kategoria e pagës III-b
* Pozicioni i lartë përmendur iu ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele.
- Vetëm në rast se për këtë pozicion në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorine ekzekutive.
- Për të dyja procedurat ( lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil ) aplikohet në të njëjtën kohë.
DATA E DORËZIMIT TË DOKUMENTAVE PËR LËVIZJEN PARALELE DO TË JETË 27.09.2017
DATA E DORËZIMIT TË DOKUMENTAVE PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL DO TË JETË 02.10.2017
PËRSHKRIM PËRGJITHËSUES I PUNËS :
ü .Nxjerr në emër të Kryetarit të Bashkise urdhërin e prokurimit dhe njoftimin e kontratës për tender të hapur, kerkese për propozim, procedurave me negocim, sherbime konsulence,konkurs projektimi i dergon për botim në Agjensinë e Prokurimeve Publike.
ü Përllogarit fondin limit për prokurimet me vlera te vogla dhe prokurimet me vlera të mëdha
ü Specialisti i Prokurimit përgjigjet për shpalljen e njoftimeve, shpërndarjen e ftesave, dërgimin për botim në afat të njoftimit te kontratës në buletinin e prokurimeve publike, zbatimin e afateve.
ü Specialisti i Prokurimit ka përgjegjesinë e zbatimit të proçedurave të prokurimit me mjete elektronike mbështetur në legjislacionin në fuqi dhe të drejtën e pezullimit të ketyre procedurave kur ve re shkeljen e tyre.
ü Në përfundim të procedurave të prokurimit dosja e dokumentacioneve të prokurimeve të investimeve dorëzohet nga Njesia e Prokurimit të Bashkisë në Arkiv i me procesverbal të mbajtur me Drejtorine e Marredhenieve me Publikun e Burimeve Njerezore.
ü Mban pergjegjesi per kthimin në kohë të korenspodencës Zyrtare me te gjitha Institucionet .
I – LËVIZJA PARALELE
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.
1.- KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA.
Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për lëvizjen paralele janë :
- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon.
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
- Të ketë të paktën një vlerësim pozitiv,mirë apo shumë mirë nga punëdhënësi i fundit
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
- Të zotëroj Diplome Universitare (Arsimi i Lartë) / Master Shkencor / Master Profesional sipas legjislacionit të arsimit të lartë ,në shkenca Ekonomik Financë . Si diploma Bachelor edhe ajo master shkencor duhet të jenë në të njejtën fushë . (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
- Pervoja në punë një vit
- Njohja e gjuhes së huaj Anglisht ose ndonjë gjuhë tjetër .
- Mbajtesi i ketij pozicioni duhet të ketë aftësi të mira komunikimi
- Njohje të programeve bazë kompjuterike Word dhe Exel.
2.- DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi pranë Drejtorisë Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat brenda datës 27.09.2017 dokumentat si më poshtë:
- Kerkesë me shkrim për aplikim (leter motivimi)
- Curriculum Vitae (Jetshkrim standart)
- Fotokopjo të diplomës dhe listës së notave të noterizuara.
- Certifikate të përberjës familjare dhe fotokopje kartës së Identitetit.
- Dëshmi kualifikimi nese ka.
- Aktin e statusit të nëpunësit Civil
- Vleresim pune nga punëdhenësi i fundit.
- Vertetim që nuk kanë masë administrative në fuqi të vërtetuar nga punëdhenesi i fundit
- Dëshmi i gjendjes gjyqësore (Deshmi Penale) ,vertetim nga Gjykata ,vertetim nga Prokuroria.
- Raport mjeko –ligjor nga komisioni mjekesor kompetent i aftë për punë
- Fotokopjo të Librezës së punës të të gjitha rubrikave të plotësuara.
3.- REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Duke filluar nga data 28.09.2017 Njësia Përgjegjëse e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë .
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat , nëpërmjet email- it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.
4.- Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista.
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionin.
- Eksperiencën e tyre të mëparshme.
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me njohuritë e tyre mbi :
- Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” si edhe Aktet nën ligjore qe rregullojnë marrëdhënien e punës në shërbimin civil
- Njohuritë mbi ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
- Njohuritë mbi ligjin nr 9367 datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të intereresave”.
- Njohuritë mbi ligjin Nr. 9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
- Njohuritë mbi ligjin 9643 date 20.11.2006 Per prokurimin publik” i ndryshuar,
- Njohuritë mbi Vendim nr. 918 datë 29.12.2014 “Për kryerjen e procedurave të prokurimit publik në mënyrë elektronike”
- Njohuritë mbi Vendim nr. 914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik
- Njohuritë mbi Udhëzim nr. 11, datë 22.05.2015 “Për procesin e pezullimit, modifikimit të dokumentave standarde të tenderit dhe shtyrjen e afatit të proçedurave të prokurimit në sistemin e prokurimit elektronik”
- Njohuritë mbi Udhëzim nr. 8, datë 22.05.2015 “Për shqyrtimin dhe vlerësimin e ofertave në sistemin e prokurimit elektronik”
- Njohuritë mbi Udhëzim nr. 7, datë 22.05.2015 “Për veprimet e njësisë së prokurimit në sistemin e prokurimit elektronik”
- Njohuritë mbi Udhëzim nr. 2, datë 27.01.2015 “Për hartimin e regjistrit të parashikimeve të prokurimit publik dhe regjistrit të realizimeve të prokurimit publik”
5- MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur proçesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën si edhe ligjet e sipër cituar .
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, të Departamentit të Administratës Publike
Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm.
6.- DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në portalin Shërbimi Kombëtar I Punësimit , Faqen Zyrtare të Bashkisë , dhe në stendën e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .
II – PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE
Vetëm në rast se për këto pozicion në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.
1-Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21,22 të Ligjit nr. 152/2013:
- Të jetë shtetas shqiptar.
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
- Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit nr. 152/2013.
KANDIDATËT DUHET TË PLOTËSOJNË KRITERET E VEÇANTA SI VIJON:
- Të zotëroj Diplome Universitare (Arsimi i Lartë) / Master Shkencor / Master Profesional sipas legjislacionit të arsimit të lartë në shkenca Ekonomik Financë . Si diploma Bachelor edhe ajo master shkencor duhet të jenë në të njejtën fushë . (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
- Pervoja në përben avantazh .
- Njohja e gjuhës së huaj Anglisht ose ndonjë gjuhë tjetër .
- Mbajtesi i ketij pozicioni duhet te kete aftesi te mira komunikimi
- Njohje të programeve bazë kompjuterike Word dhe Exel.
2.- DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi pranë Drejtorisë Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat , brenda datës 02.10.2017 dokumentat si më poshtë:
- Kerkese me shkrim per aplikim (leter motivimi)
- Curriculum Vitae (Jetshkrim standart)
- Fotokopjo të diplomës dhe listës së notave të noterizuara.
- Certifikate të perberjës familjare dhe fotokopje kartës së Identitetit.
- Dëshmi kualifikimi (fotokopjo e notëruar) nese ka.
- Vleresim pune nga punëdhenësi i fundit.
- Vertetim që nuk kanë masë administrative në fuqi
- Dëshmi i gjendjes gjyqësore ,vertetim nga Gjykata ,vertetim nga Prokuroria.
- Raport mjeko –ligjor nga komisioni mjekesor kompetent i aftë për punë
- Fotokopjo të Librezës së punës të të gjitha rubrikave të plotësuara
3.- REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Duke filluar nga data 09.10.2017 Njësia Pergjegjëse e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë në Sherbimin Kombetar të Punesimit ,Faqjen Zyrtare dhe në stendën e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e veçanta dhe kushtet e pranimit në shërbimin civil , si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për pranimin në shërbimin civil do të njoftohen individualisht nga Njësia Pergjegjëse e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat , nëpërmjet email- it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.
4.- FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA.
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithsues të punës për pozicionin.
- Eksperiencën e tyre të mëparshme.
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me njohuritë e tyre mbi :
- Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” si edhe Aktet nën ligjore qe rregullojnë marrëdhënien e punës në shërbimin civil
- Njohuritë mbi ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
- Njohuritë mbi ligjin nr 9367 datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të intereresave”.
- Njohuritë mbi ligjin Nr. 9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
- Njohuritë mbi ligjin 9643 date 20.11.2006 Per prokurimin publik” i ndryshuar,
- Njohuritë mbi Vendim nr. 918 datë 29.12.2014 “Për kryerjen e procedurave të prokurimit publik në mënyrë elektronike”
- Njohuritë mbi Vendim nr. 914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik
- Njohuritë mbi Udhëzim nr. 11, datë 22.05.2015 “Për procesin e pezullimit, modifikimit të dokumentave standarde të tenderit dhe shtyrjen e afatit të proçedurave të prokurimit në sistemin e prokurimit elektronik”
- Njohuritë mbi Udhëzim nr. 8, datë 22.05.2015 “Për shqyrtimin dhe vlerësimin e ofertave në sistemin e prokurimit elektronik”
- Njohuritë mbi Udhëzim nr. 7, datë 22.05.2015 “Për veprimet e njësisë së prokurimit në sistemin e prokurimit elektronik”
- Njohuritë mbi Udhëzim nr. 2, datë 27.01.2015 “Për hartimin e regjistrit të parashikimeve të prokurimit publik dhe regjistrit të realizimeve të prokurimit publik”
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithsues të punës për pozicionin.
- Eksperiencën e tyre të mëparshme.
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
5.- MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen me pikë sipas skemës së vlerësimit, si më poshtë :
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”,të Departamentit të Administratës Publike (DAP)
Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .
6.- DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në portalin Shërbimi Kombëtar I Punesimit Faqen Zyrtare të Bashkisë , dhe në stendën e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .
BASHKIA BERAT