Sot, ne Sallen e Konferencave te Bashkise u organizua ceremonia e dhenies se titullit “Qytetar Nderi” z.Guxim Mukli,ish-trajner i ekipit te futbollit “Tomori”.Ne ceremoni moren pjese ish-kolege,breza sportistesh,sportdashes,miq,te aferm,qytetare,anetare te Keshillit Bashkiak,drejtues te institucioneve sportive te qytetit.
Ishin te pranishem Prefektja e Qarkut Berat znj.Valbona Zylyftari,Kryetari i Bashkise z.Petrit Sinaj,Kryetarja e Keshillit Bashkiak znj.Nikoleta Manka,Sekretari i Pergjithshem i Bashkise z.Gezim Zema,kandidate per deputete te forcave politike etj.
Kryetari i Bashkise z.Petrit Sinaj vleresoi lart figuren e z.Guxim Mukli,ish-trajner i ekipit te futbollit “Tomori”,kontributin e tij te jashtezakonshem ne arritjen e rezultetave te larta dhe ne trasmetimin e vlerave sportive nga njeri brez ne tjetrin.
Ne fjalen e tij Kryetari i Bashkise nenvizoi rolin e ish-trajnerit te ekipit te futbollit z.Guxim Mukli , ne punen me perkushtim,me ndergjegja te larte,motivimin per arritje sportive duke e renditur ekipin “Tomori”, nder ekipet elitare te futbollit shqiptar.Ne pershendetjen e tij z.Guxim Mukli falenderoi Keshillin Bashkiak dhe Kryetarin e Bashkise per dhenien e titullit”Qytetar Nderi” dhe percolli me emocion falenderime per sportdashesit,ish-koleget,sportistet qe se bashku munden te arrinin rezultate te larta duke e renditur ekipin e futbollit “Tomori”,nder ekipet elitare te vendit.
Perveç dhenies se titullit “Qytetar Nderi” qe Keshilli Bashkiak i akordoi Z.Guxim Mukli,Kryetari i Bashkise z.Petrit Sinaj nderoi me çertifikate mirenjohje z.Spiro Xhavara autorin e librit”Guxim Mukli dhe futbolli beratas”, z.Andrea Xheblati ish-zv.trajner i ekipit te futbollit “Tomori”,z.Shpetim Ziu ish-mjek i ekipit te futbollit “Tomori”.
Ne fund per te pranishmit u shtrua nje kokteil.