Nënshkruhet Pakti i Mirëqënies Sociale mes Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë dhe Bashkisë Berat
Në Bashkinë Berat do të krijohet fondi social ku Bashkia do të kontribojë me të ardhurat e saj për grupet në nevojë të komunitetit.
Pakti i nënshkruar në Qëndrën e Zhvillimit ‘’Unë jam si Ju’’ të Beratit, ka në thelb kalimin e kompetencave nga pushteti qëndror tek ai vendor për shërbimet sociale.
Pakti Kombëtar i Mirëqënies Sociale u nënshkrua nga Kryetari i Bashkisë Z. Petrit Sinaj dhe Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Z. Blendi Klosi. Bashkia Berat shpreh angazhimin e saj për të zbatuar ligjin e ri për shërbimet sociale, duke marrë përsipër detyrimin dhe përgjegjësitë e Bashkisë për të ngritur shërbime për çdo kategori në nevojë, familjet në ndihmë ekonomike, njerëzit me aftësi të kufizuar, fëmijët, moshën e tretë, gratë, ish viktimat e dhunës e trafikimit etj.