Home / Trashëgimia / Arkitektura

Arkitektura

arkitektura beratBerati është një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë. Zanafilla e këtij qyteti është kalaja e ndërtuar që në shekullin e IV p.e.r. Të dhënat arkeologjike na cojnë që në shekullin e VII p.e.r. Dy cekan guri të kohës së bakrit –fillimi i bronxit, dëshmojnë se 2600-1800 p.e.sonë ishte një qendër e banuar. Citimi i autorëve të huaj, Polibi dhe Tit Livi , identifikon Beratin me Antipatrean.
Duke ju referuar gjetjeve nga gërmimet arkeologjike të bëra në kalanë e Beratit dhe mbështetjes në autorë të ndryshëm, forcohet mendimi i vazhdimësisë së jetës së këtij qyteti , që nga antikiteti deri në ditët tona.
Periudha protourbane ( fundi i shekullit VII-V p.e.sonë) pasqyrohet nga qeramika e gjetur si ajo e prodhimit vendas dhe e importuar. Zbulohen për herë të parë në shtresat kulturore fragmente suvaje prej balte dhe gjurmë të thuprave të pareteve të kasolleve. Qeramika e importuar vinte nga mardhëniet me Korintin dhe Italinë Jugore.

Në periudhën qytetare ilire (shekulli III p.e.sonë – IVe.sonë)  haset emri antik i Beratit dhe të dhëna nga autorë të ndryshëm për këtë cështje.
Emri antik i qytetit është objekt diskutimi i mjaft autorëve, të cilët shpesh kundërshtojnë njeri tjetrin por shumica konvergon në mendimin se Antipatrea është Berati i sotëm.
Për vazhdimin jetës së ketij qyteti gjatë periudhës antike të vonë shek. ( IV deri VI të e. sonë) flasin gjetjet e qeramikës dhe pak elementë të arkitekturës të hasur gjatë gërmimeve. Objeket metalike prej bronxi dhe hekuri janë më të pakta në krahasim me qeramikën. Dallohen thikat, cekanët, lugët etj, si dhe monedha të kohës antike të vonë. Dyndjet e popujve të shekullit V-VII të e. sonë, bënë të domosdoshëm rindërtimin e mureve të dëmtuar.
Rindërtimet e bëra në sistemin e fortifikimit, lënda arkeologjike, veglat e punës, objektet e stolisë dhe monedhat bizantine të shekullit IV-VI të gjetura gjatë gërmimeve, dëshmojnë për një rigjallërim të jetës ekonomike e kulturore në qytetin antik të kësaj kohe.
Në periudhën e pushtimit romak dhe antikitetit të vonë, rëndësia e këtij qyteti vjen në rritje kur shumë qytete përrreth kishin filluar të zbeheshin. Në vitin 533 përmëndet Pulheriopolis (Berati) si qëndër peshkopale dhe si një kryqëndër ideologjike. Këtë zhvillim kulturor e dëshmon dhe Kodeksi i purpurt i shekullit VI, një nga dy të tillë në mbarë botën.
Në shekullin XIII Berati ishte me shumë lagje jashtë mureve të Kalasë , kështu që dalja jashte tij , është me e hershme se kjo datë.
Më 1273 tërmeti katastrofik në Durrës bëri që shumë banorë të tij të strehohen në Berat, parapelqimi i të cilit tregon për një ekonomi të fuqishme.
Periudha mesjetare shquhet për ndërtime të shumta dhe për teknikën e ndërtimit dhe të rindërtimeve. Rritja e veprimtarisë ekonomike (ndertimore dhe prodhuese) dëshmojnë se qyteti i fortifikuar Ilir i Beratit nga fundi i shek. IV fillimi i shek. III p.e. sonë, po kalonte në perudhën e lulezimit të tij.
Në mesjetën e hershme, koha e zhvillimi të mardhënieve feudale, emri Pulheriopolis humbet dhe Berati nis të përmëndet me emrin Belgrad viti 1018, koha e pushtimit bullgar. Berati atëherë kishte rreth 2000 banorë.
Studimi urbanistik i Beratit është trajtuar nga autorë te ndryshëm, kryesisht të qendrës historike. Muret mesjetare ngrihen mbi ato antike , 1400 m të gjatë me 24 kulla mbrojtëse. Ato jane të disa periudhave. Më të vjetrat janë të shekullit IX-XI dhe janë ndërtuar me teknikën e përzierë (mure me gur dhe breza tullash). Periudha tjetër e ndertimeve të rëndësishme është e kohës së Despotatit të Epirit, fillimi i shekullit XIII.

Një depozitë uji datohet në shekullin XIII-XIV, si dhe ndërtimi i selisë së feudalit nga kështjella.

Zhvillimi urbanistik i Beratit mesjetar trajtohet në periudhën e daljes nga muret e kështjellës , në Varosh , kështu quheshin në Ballkan ( lagje jashtë mureve të kalasë por që në rastin e Beratit ka dhe një rrethim të jashtëm ), që ka veçorinë , se nga kjo zonë furnizohej me ujë Kalaja , në raste rrethimi. Teknikat e ndertimit të mureve dhe parametrat e tyre janë trajtuar duke bërë krahasime me kështjellat bashkohore me specifikat për secilën. Lartësia e kullave filloi të shtohet gjatë shekullit XIII. Këtë gjë e vërejmë në kullat e Mihal Komnenit.
Po kështu ndërtimi i oborrit fortifikues në kalanë e Beratit paraqitet si një veçori mbrojtëse. Urbanistika e Kalasë në periudhën e principatave, dhe dalja e ndertimeve jashtë mureve të saj, përmendet në dokumenta historike në vitin 1280 ( suburbia castri Bellogradi).
Nga tërësia e ndertimeve shoqërore të mesjetës, ndertimet e kultit, janë pothuajse të vetmet që njihën nëpërmjet studimeve dhe gërmimeve të deri tanishme. Ato me shtrirjen e tyre në të gjithë teritorin e vendit, bëjnë të mundur gjykimin për nivelin e arkitekturës dhe të ndërtimeve në përgjithësi.

Në arkitekturën e ndertimeve mesjetare të kultit dallojmë dy periudha kryesore: atë nga shekulli VII-XII dhe periudhën e shekujve XIII-XV. Kjo periudhë lidhet me fuqizimin e feudaleve vendas, ashtu dheme periudhat kryesore të arkitekturës bizantine dhe asaj të perendimit, të pasqyruara këto në Shqiperi në varësi të faktorëve të mësipërm. ( A Meksi)
Brënda këtyre dy periudhavetë mëdha arkitekturore dhe historike bëhet ky klasifikim:

1. Kishat një nefëshe

2.Bazilikat

3.Kishat në forme kryqi me kupol.

Bazilikat, të cilat përbënin numrin më të madh të ndërtimeve paleokristiane e bizantine të herëshme, vijuan të ndertoheshin gjatë shekullit XI-XII ende pa u futur në vendin tonë tipat kryq i brëndshëm me kupolë që shfaqen në fund të shekullit IX në Kostandinopojë dhe që gjatë shekujve X- XI fillojnë të përhapen dhe në provinca.
Kisha e shën Kollit në Perondi të Beratit. Kjo kishë është një ndër të vjetrat e vendit tonë. Njoftimin më të vjetër për të e kemi në vitin 1399, si manastir i shën Kollit të Pentarhondisë, në një listë sendesh të marra prej andej dhe të dorëzuara Theodhorit të III Muzakës, sundimtarit të Beratit per t’i shpëtuar nga inkursioni i ushtrisë turke. Eshtë një kishë që i takon tre periudhave ndertimore.
Ndërtimet në formë kryqi ,emërtohen të tilla , nga forma e planimetrisë ,nje kryqi te brendashkruar .Fillojnë të ndertohen së pari në Konstandinopojë në fundin e shekullit të IX, gradualishtë u perhapen në provincat e tjera .
Kisha e shën Mëri Vllahernës, më e vjetra që ruhet sot në qytetin e rëndësishëm të Beratit. Ajo ruhet në gjendje mjaftë të transformuar. Duke vrojtuar në anët e jashtme, dallohen me lehtësi pjesët e vjetra, nga të rejat , sepse këto të fundit janë ndërtuar me një teknik të ndryshme dhe të shkujdesur. Kjo bën të mundur leximin e formës së dikurshme të kishës kryq i brendashkruar me kupolë mbi tambur, me mbështetje të brëndëshme. Ajo është meremetuar në shekullin e XVI dhe përpara vitit 1578 kur është pikturuar nga piktori ynë Nikollai biri i Onufrit, sic mësojmë nga mbishkrimimbi derën që lidh narteksin me naosin. Pjesa e Poshtme e murit është ndertuar me gur me copa tulla dhe tjegulla të vendosur horizontalisht, karakteristik kjo e ndertimeve të mureve në shekullin XIII-XIV në Berat, përfshirë këtu dhe kalanë. Muri sipër është ndertuar me teknikën e kluasonazhit ,bashkohëse me kishat e tjerabizantine.Kjo kishë duhet të jetë ndertuar në fillim të shekullit XIII, kur në qytetin e Beratit, marrin nje hov të madh ndertimet. Kisha e shën Triadhës në Beratndërtuar në afersi të mureve të rrethimit të dytë të Kalasë, te selia e garnizonit dhe e sundimtarëve , të cilëve dukej se dhe i shërbente. Eshtë e mbuluar me qemerecilindrikë dhe harqe kurse në qender me një kësulë sferike , më të lartë se të tjerat e ndërtuar me tulla. Muret janë të ndertuara me tekniken e kluasonazhit .
Ndertimi i kësaj kishe ,sipas gjurmëve janë shekulliXIII-XIV.

Kisha e shën Mëhillit ndertuar në një shkëmb të thepisur nga ana jugore e kalasë, ka të njejtën arkitekturë dhe teknikë ndertimi,por që evolon duke perdorurnë mënyre më masive kluasonazhin, gjë që tregon për një përsosmëri dhe një ngritje ekonomike të kohës.
Toleranca fetare, parimi për të respektuar besimtarin e një feje tjetër njëlloj me veten, në mos më shumë se kudo e ndeshim ndjeshëm në qytetin e Beratit.

Më 1431 Berati kishte rreth 450 shtepi ne qytetin e fortifikuar dhe216kanë qënë në Varosh të cilat nuk kishin privilegjin e banorëvetë kështjellës ,që për mbrojtjen e saj nuk tatoheshin.

Krijimi i pashallëkut të Beratit nga Ismail pashë Velabishti të cilin e trashëgoi feudali ambicioz Ahmet kurt pashaqë rindërtoi kalanë ,së cilës i kushtoi shumë rëndësi dhe ndërtoi shumë vepra për qytetin.
Fortifikimi i qytetit të poshtëm i shekullit XIII duket qartë nga gjurmët e mbetura në Varoshin e hershëm.
Në arkitekturën e ndërtimeve të kultit dallohenkishat , xhamitë , teqetë , medresetë dhe gjithë ndertimet e kultit islam, dallohen teknikat dhe fazat ndertimore. Ndërtimet inxhinjerike e shoqërore , furnizimi me ujë , ndertimi i cesmave , ujsjellseve , sterave etj. Janë shprehje e fuqisë ndertuese në këtë periudhe
Arkitektura popullore mendërtimet e ansambleve si dhe ndertimet e vecanta , zhvillimi urbanistik, karakteri i vecanti i ndertimeve dhe evolimi i tyre, përbën një pasuri e cila vjen deri në ditet toname ndërhyrje në kohë. Fazat e zhvillimit të qytetit benesa dhe mjediset,oda e zjarrit ,oda e mirë , cardaku ,qoshku etj. rrjeti rrugor, kanalizimet dhe gjelbërimi janë pjesë e këtij zhvillimi.

Mbrojtja ligjore e pasurive kulturore në vendin tonë është bërë me aktet normative që dolën qe para clirimit .Nga fundi i shek. XIXedhe në perandorinë turke mbrojtja e pasurisë kulturore u sanksionua me ligj. Akti i parë normativ në këtë fushë ,që pati fuqi edhe në vëndin tonë është rrgullorja e brëndëshmë e datës 1.5.1889 për rregullimin e muzeumit mbretëror. Simbas nenit 1 të kësaj rregulloreje “ muzeumi mbretëror ka për qëllim të zbuloj dhe të mbrojë të gjitha ndërtesat e vjetra dhe monumentet që do të dalin në dritë nga gërmimet, t’i vendosë ato në muzeum t’i publikojë……. Në pragun e shpalljes së pamvarsisë së vëndit, hyri nëfuqi ligji i datës8.7.1912. Sipas artikullit 5 “përgjithësishtë fortesat e vjetra,burgjet,muret e cdo ndërtese (monumenti ) quhen antikitete” Ky ligj mbeti në fuqi derinë vitin 1929…..Pas shpalljes së pamvarsisë akti i parë zyrtar , për pasuritë kulturore dhe materjale, është qarkorja e Ministrisë së Arsimit Nr.923 datë 19.6.1922, me anën e së cilës porositeshin të kujdeseshin për gjëndjen dhe ruajtjen e vjetërsirave (monumentet)…….. Akti më i plotëjuridik,se ata që u përmendën,, është ligji nr.129 datë 28 maj 1929 “Mbi monumentet kombëtare”.

Pas luftës së parë botërore Franca dhe Italia ishin të parat që bënë marveshje për të shtrirë veprimtari zbulimesh arkeologjike në Shqipëri.Në vitin 1937 dhe Rumunët bënë një marveshje të tillë por që nuk filloi fare punimet.

Megjithëse edhe në të kalurën pasuritë kulturore në vendin tonë mbroheshin me ligj, për to nuk kujdesejasnjë organ shtetëror . Kështu , pothuajse në të gjitha kishat e Myzeqesë deri në Berat janëfutur element të marra nga nga qyteti antik i Apollonisë, bile edhe për sarajet e pashait të Beratit janë marrë 70 qerre me gur…..

Kongresi i Përmetit anulloi cdo lloi marrëveshje të bërë më parë ,bashkë me to dhekoncesionet e dhënë përpasuritë tona kulturore. Në vitin 1948 doli akti i parë normativ nr.609 datë 24 .5.1948” Mbi mbrojtjen e monumenteve të kulturës dhe sendeve natyrore të rralla”. Në vitin 1955 u aprrovua rregullorja “Mbi ruajtjen e monumenteve të kulturës”. Në 1971 u aprovua dekreti nr.484 , datë 23.9.1971” Mbi mbrojtjen e monumentevekulturore dhe pasurive natyrale të rralla” i cili abrogon atë të 1948. Me vendim të këshillit të Ministrave nr. 172 datë2.6.1961 janë shpallur qytete –muze Berati dhe Gjirokastra, Pazari i vjetër i Krujës dhe pjesa e vjetër dhe nëntoka e Durrësit. Më vonë qytetet –muze janë shoqëruar me rregulloret përkatëse.
Monumentet e kulturës sipas natyrëssë tyre ndahennë disa gjini: Monumente historike(ndertesa dhe vende që lidhen me ngjarje të rëndësishme historike, shtëpi ku kanë lindur dhe jetuar njërëz të shquar, monumente arkeologjike vëndbanime të lasht), ndertime të fortifikuara(kala ,kullaetj.), ndrtme inxhinjerike ( rrugë ,ura , ujësjellsa ),ndertime ulti ( Kisha , xhami etj), banesa popullre ………
Vendimi i Këshillit të Ministravenr.172.datë 2.6.1961, pasoime vendimin nr.170 datë 2.6.1971 me aprovimin e rregullores”Mbi administrimin e qytetit muze të Beratit”. Në bazë të vendimit 172 pika3“ Gjersa të përfundojnë studimet,projektet dhe rregulloret për qytetinn e Gjirokastrës,Durrësit dhe Krujës ,këto mirëmbahen, restaurohen dhe administrohen në analogji me dispozitat e rregullores së qytetit muze të Beratit.

Sipas rregullores, qyteti muze i Beratit ndahet në zonën muze, në zonën e mbojtur dhe në zonën e lirë.Vetë qëndra historike ndahet në zonën muze dh e zonën e mbrojtur.
Zonat muze janë pjesët më me vlerë të qyteteve muze dhe ruhen në tërësinë e tyre si komplekse monumentale,urbanistike-arkitektonike dhe ambjentale dhe në to nuk lejohen ndërtime të reja.Në zonat e mbrojtura, në raste të vecanta lejohen ndërtime të reja administrative dhe social-kulturore, por ato duhet të armonizohen me ansamblinurbanistik,arkitektonik, dhe ambjental që e rrethon.Në zonat e liralejohen adaptime ,shtesa dhe ndërtime të reja, por duke ju nënshshtruar dy kushteve: a) të mos cënojë karakteristikat e përgjithëshme të qytetit muze b) Të respektohet karakteri indërtimeve të qytetit muze.Tashmë kemi në dorë rregulloren e re të qëndrës historike , duke e përmirësuar në favor të vlerave të trashgimisë. U bë zonifikimi iri qëndrës historike e shoqëruar me rregulloren e re.

Ornamentika në dru , e përhapur shumë në qytetin e Beratit sidomos në ndertimet religjoze dhe në banesat popullre tregon për një zhvillim të organizuar të kesaj gjinije që e pasuron Beratin me vlera që shquhen si nga teknika e punimit dhe nga motivet e aplikuar sipas rastit nga mjeshtra vendas. Në më të shumtat zhvillohet me motive nga fauna dhe flora jonë.

Rajoni i Beratit ka 117 monumente të kategorisë së parë dhe 460 te kategorisë së dytë nga të gjitha gjinitë,kisha ,xhamija,banesa ,ura,kala etj.

Për studimin, konservimin dhe restaurimin e pasurive kulturore në fillim u muar Instituti i shkencave, më vonë Universiteti i Tiranës dhe tani Instituti i Monumenteve të Kulturës me Degët nëpër rrethe.Bazë e kritereve të restaurimit janë zbatimi i kartave ndërkombëtare tëtë restaurimit , nga të cilat kanë dalë dhe rregullore mbi restaurimin.

Grupe të specializuara bëjnë gjurmimin dhe dokumentimin grafik dhe fotografik të monumenteve, të cilat i propozohen qeverisë për aprovimin për vënien në mbrojtje. Ndërhyrjet restauruese i nënshtrohen procedurës së plotë , fillimisht të studimit të dokumentimit në detaje përshkrimit historik dhe teknikës së ndertimit ,fazat ,materjali i përdorur etj .Mbas gjithë kësaj përgatitje nga njërëz të specializur në këtë fushë , hartohet projekt restaurimi i cili diskutehet në këshillin shkencor ,pastaj merr aprovimin në këshillin kombëtar të restaurimit që drejtohet nga Ministri i kulturës. Projekt restaurimi mbaron së bashku me restaurimin duke ndjekur nga afër dhe të fshehtat që dalin gjatë restaurimit dhe i nënshtrohen gjithmonë konsultave shkencore. Në përfundim të restaurimit bëhet azhornimi i projektit ,si dokumentacion mbyllës .

Kriteri bazë i ndërhyrjeve është ,ruajtja e materjalit të perdorur duke e rikuperuar atë, zëvëndësimi vetëm për elementet e degraduar që nuk përballojnë mbijetesen e monumentit dhe me materjal të njëjtë ose në pamundësi shumë i afërt me të.Psh. e njëjta familje drurësh ,apo gurë nga i njëjti mademetj. Kështu përdoren vetëmmaterjale tradicionale që është përdorur nga ndertusit parardhës dhe respektimi i teknikave të ndertimit janë kerkesa për monumentet e kategorisë parë , vlerat e të cilit rruhen si brënda dhe jashtë monumentit. Në kategorinë e dytë trajtimi është i njëjtë për pamjen e jashtme të monumentit apo për ndonjë mjedis apo element me vlerë, kurse trajtimi i brëndshëmpër të permiresuar kushtet e jetesës përdoren dhe materjale bashkohore. Nga vrojtiomet e bëra në monumente të ndryshme kostatohet se në ndërtimin e themeleve përdoren gurë të mëdhenj pa llac të mbeshtetur në taban dheu të fortë, ndërsa kur ata janë mbi shkëmb përdoret gur me permasa tëzakonshme. Në objekte të rendësishme themelet bëhen me llac gelqere.Murret në lartësi zhvillohen me teknikë të njejtë por duke përdorur llac balte ose ne objekte të rendesishme me llac gëlqere. Cdo 60 cm përdoren breza druri gjatësor dhe tërthor për të lidhur murindhe për ta mbrojtur nga lekundjet sizmike.Brezat janë prej druri të fortë që i durojnë më shumë lagështisë. Këta vendosen të dukshëm por shpesh i shohim dhe të fshehur në mure për tu mbrojtur nga lagështia. Muret me llac balte mbulohen nga streh te gjera ose fugatohen me llac gelqere per tu mbrojtur nga lageshtia.

Nderimi i catvebehet me lende druri te zgjedhur dhe te staxhionuar 1 vit ne hije . Konstruksionet e tyre ndryshojne nga hapsirat dhe nga pesha e materjalkit per mbulim . Kur mbulesa eshte me rasa guri , konstruksioni eshte me solid me materjal me te forte , ndersa kur mbulesa eshte me tjegulla sigurisht ai eshte me i lehte.Ndryshimet e konstruksioneve te catve vihen re mbas vitit 1851 kur një termet i fuqishem shkaktoi shkaterim masiv dhe shume banesa ju desh te rikonstruktohen dhe pati nje zhvillim te ri si ne ndertimet e mureve dhe te cative te cilat filluan te mbulohen masivisht me tjegulla , qe deri atehere ishte privilegj i ndertimeve te rendesishme dhe pasanikeve. Muret e kateve siper filluan te zevendesohen me catma. Kjo teknik mundesonte ndertimin e shpejte te tyre dhe evitimin e demtimeve nga termeti. Ne kete kohe vihet re perdorimi masiv i drurit duke krujuar nje fizionomi te re te volumeve te banesave që filluan te dali ne forme kaskade duke krijuar siperfaqe me te medha dhe me nje paraqtje te dekorur te fasadave dhe me shume dritare . Kjo eshte koha kur dhe dritaret e mbyllura me kapak druri zevendesohen me xhamat e porsa hyre .

Gelqerjae cila eshte materjali baze lidhes si per muret ashtu dhe per suvatimet lihet te staxhionohet deri ne 2 vjet dhe per objekte me te rendesishme dhe me shume. Duke njohur te gjithe elementet e perdorur nga tradita, kjo ndihmon dhe ne trajtimin e restaurimit te ketyre elementeve duke perzgjedhur dhe materjaletper nderhrje. Nderhyrjet ne element te artit behen nga sektori perkates krahas punimeve te arkitektures ose kur eshte e mundshmene laboratoret e restaurimit. Ne monumentet e kultit, cdo demtim ne konstruksionet e mureve apo kupolave shoqerohet me demtimin e freskave. Nderhyrjet ne keto raste jane bere te kombinuar midis sektorit te arkitektures dhe atij te artit. Ne raste te vecanta del nevoja e heqjes se siprfaqes se pikture dhe rivendosjes se saj mbas konsolidimit te suportit.

Demtimet me te shumta te freskut ndodhin gjate gjithe brezave te drurit . Nga kalbja e tyre per shkak te depertimit te lageshtise , shkeputet fresku dhe rrezikohet shkaterimi i tij. Shpesh del nevoja e zevedesimit te brezave.Heqja e freskut eshte e domosdoshme dhe mbasi eshtekrijuar suporte i mire me rrjete teli , rivendoset prape afresku duke i siguruar jetegjatesi. Gjithmone heqjet jane te kufizuar vetëm kur nuk ka rruge tjeter.Siç shihet qyteti I Beratit ka nje ansambel vlerash arkitekturore urbanistike e ne pergjithesi te trashegimise artistike te kohes qe jane nje pasuri me te vertet unikale dhe qe meriton te futet ne listen e pasurive te njerezimit.