Në datën 29 Nëntor në varrezat Dëshmorët e Atdheut u zhvilluan homazhe në përkujtim të Festës të Çlirimit të Atdheut. Të pranishëm në homazhet e zhvilluara në varrezat e dëshmorëve të atdheut ishin edhe kryetari i bashkisë Fadil Nasufi, nënkryetar i Parlamentit të Shqipërisë Nasip Naço, deputetët e PS, Marko Bello e Erjon Braçe, kryetarë lokal të PS dhe LSI, veteranë të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, pasardhës të veteranëve si dhe pjsëtarë të organizatës të Invalidëve të Luftës dhe pjesëtarë të familjeve të veteranëve etj. Në fjalën e mbajtur me këtë rast kryebashkiaku Nasufi, midis tjerash tha se lufta nacional-çlirimtare e rreshtoi Shqipërinë për krahë aleatëve të mëdhenj dhe fitimtar të luftës së dytë botërore, luftës më të madhe që kanë bërë popujt e botës në historinë e tyre. “Datat dhe momentet historike nuk zëvendësojnë njëra-tjetrën. Pa 28 Nëntorin e vitit 1912 nuk do kishte 100 vjet pavarësi, ashtu sikurse pa 29 Nëntorin e vitit 1944 nuk do kishim 68 vjet të lirisë, liri që ka në themel gjakun e 28 mijë heronjve dhe dëshmorëve të atdheut”- u shpreh kryetari i bashkisë F.Nasufi.