Home / Të Rejat nga Trashëgimia / Vijon Projekti SUSTCULT

Vijon Projekti SUSTCULT

Partnerët e projektit Sustcult, organizuan takimin e rradhes i cili u mbajt ne Korfuz (Greqi) ne datat 3-5 Tetor 2012. Takimi i cili vijoi takimin e Beratit ne Maj 2012, u organizua në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Menaxhimit të Qëndrueshëm të Trashëgimisë Kulturore.

Organizatoret e takimit, partnerët e Sustcult ne Korfuz, hapën takimin me nje fjalim mikpritës i mbajtur nga Z.  Vasileios Laopodis –Presidenti i Organizates Culture Polis. Bashkia e Venecias – Partneri Lider i projektit, prezantoi temën e rëndësisë së menaxhimit të integruar për zhvillimin e trashëgimisë, në menyre te veçante lidhur me përgatitjen e Planeve të Menaxhimit për secilin sit.

Përfaqësuesit e Ministrisë Greke të Kulturës Znj. Evgenia Gerou si dhe Znj. Vlazaki përfaqësuesi i zyrës së UNESCO-s ne Venecia Z. Philippe  Pypaert, Përfaqësuesi i komunitetit Helen për Unesco-n Znj. Papachristou, bënë përshëndetjet zyrtare të takimit.

25përfaqësues nga organizatat partnere morrën pjesë aktivisht në takim, duke siguruar informacion mbi zhvillimin e aktiviteteve në nivel lokal, në kuadër të shqyrtimit afatmesëm të projektit.

Bashkia Venecia-Partneri Lider përshkroi plotësisht arritjet e deritanishme, aktivitetet e ardhshme, rezultatet dhe afatet. Disa nga temat që u diskutuan në takim ishin të lidhura me trajnimet në site,te cilat do te vijojne trajnimet online nga menaxherë të vendeve dhe ekspertët.

Bashkia Berat prezantoi aktivitetet e lidhura me projektin si dhe hartat GIS me atraksionet turistike te cilat jane hedhur nderkohe ne Platformen e perbashket WEBGIS .

Gjithashtu u prezantua Metodologjia e perbashket e cila do të shërbejë si një mjet për përgatitjen dhe zbatimin e planeve të menaxhimit.

Të gjithë partnerët raportuan për projektet dhe diskutuan mbi hapin e ardhshëm, për përgatitjen e Planit të Menaxhimit, monitorimin e Platformës WEBGIS dhe rezultateve te çdo pakete pune. Paralelisht me takimin e partnerëve u organizua trajnimi për ekspertët WEBGIS të cilët janë duke punuar në Platformën WEBGIS për të 7 vendet.

Në 4 Tetore kipi i SUSTCULT Korfuz organizoi një tur interesant dhe të këndshem të Qendrës Historike të Korfuzit, duke përfshirë një tur ne monumentet kulturore të cilat janë një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të Korfuzit dhe të Greqisë në përgjithësi.