Home / Aktivitete / Trajnimi per Diten e Gatimeve Tradicionale

Trajnimi per Diten e Gatimeve Tradicionale

Për të dytin vit radhazi, Bashkia Berat së bashku me partnerët organizoi Trajnimet ne Fushën e Gatimeve Tradicionale me nxënës të Shkollës Kristo Isak, Shkollës së Formimit Profesional Leta si dhe me anëtarë të Komunitetit Rom dhe Egjiptian. Kurset i paraprijnë organizimit të Ditës së Gatimeve Tradicionale e cila do të mbahet Ditën e Enjte, ora 17.00 në Sheshin kryesor Teodor Muzaka.