Home / Aktivitete / Shfaqja e filmit “Bolero në vilën e pleqve”

Shfaqja e filmit “Bolero në vilën e pleqve”

Mbrëmje e jashtëzakonshme në praninë e yjeve të kinemasë shqiptare që mbajtën ndezur emocione të forta në sallën e Qendrës së Kulturës “Margarita Tutulani”.

📽️ Shfaqja e filmit “Bolero në vilën e pleqve” në praninë e Zonjës së madhe, Margarita Xhepa ishte edhe magjia e këtij eventi.

📖Shndërrimi i subjektit të librit të mjeshtrit që nuk ka dytës, Fatos Kongoli, në një film që e mbajti të mbërthyer publikun përmes lojës brilante të aktorëve tanë ishte edhe afirmin i një suksesi të parashkruar. Një dramë e fortë psikologjike që reflekton përplasjen midis dy botëve, botën e brezit të vjetër që e duan njëri-tjetrin deri në frymën e fundit dhe atë të fëmijë të tyre që sfidojnë moralet dhe rregullat shoqërore.

Vëmendja jonë ndaj të bukurës dhe virtytit që ajo ushqen, e ka thyer prej kohësh vetminë e artdashësve beratas, njerëz fisnikë që e kërkojnë reflektimin e thellë social mbi subjekte kaq të fuqishme mbi jetën dhe për jetën.

Thjesht dhe vetëm Faleminderit!