Home / Aktivitete / PROJEKT MBI ZHVILLIMIN E INTEGRUAR URBAN DHE TURISTIK

PROJEKT MBI ZHVILLIMIN E INTEGRUAR URBAN DHE TURISTIK

PROJEKT MBI ZHVILLIMIN E INTEGRUAR URBAN DHE TURISTIK

Gjatë një takimi me përfaqësues të Bankës Botërore dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit u diskutua mbi paketën e ardhshme të investimeve të Projektit mbi Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turistik. Investimet aktuale për dy rrugët lidhëse që të çojnë në Kala do të vijojnë me nje paketë investimesh prej 15.2 milion $, të cilat do të përgatiten në bashkëpunim me Bashkinë Berat dhe grupet e interesit pas afro 7 muajsh, ku do të përcaktohen edhe investimet konkrete. Fokusi do të jenë ndërhyrjet rigjeneruese në lagjet “Mangalem” dhe “Goricë”; rrugë dhe ndriçim, restaurim të objekteve, ndërhyrje në sipërfaqet e gjelbra të lumit Osum, si dhe investime në Zonën e Mbrojtur pranë Kalasë.