Home / Njoftime / Dëgjesa publike për Draftin Final të Planit të Përgjithshëm Vendor të Beratit

Dëgjesa publike për Draftin Final të Planit të Përgjithshëm Vendor të Beratit

U zhvillua sot dëgjesa publike për Draftin Final të Planit të Përgjithshëm Vendor të Beratit. Kryetari i Bashkisë Berat Z. Petrit Sinaj theksoi rëndësinë që Plani do të ketë për zhvillimet e Bashkisë së re të Beratit, si në fushën e planifikimit urban, dhe  atë të zhvillimit të turizmit dhe agrobiznesit. Ekspertë të Institutit për Zhvillim të Habitatit Co-Plan prezantuan Draftin , duke theksuar projektet madhore të infrastrukturës si Unazën e Beratit, lidhjen me Boshtin e Jugut, sistemimin e lumit Osum, rrugët lidhëse me Rajonet kufitare të Beratit,shtimin e rrugëve me kalldrëm në pjesën lindore të kodrave përreth Kalasë, Ishullin në Lumin Osum , pikat panoramike dhe shtigjet turistike, zhvillimin e fermave turistike dhe të agrobiznesit në njësitë Roshnik dhe Sinjë, zhvillimet bujqësore në Otllak dhe Velabisht, etj.

Përgatitjes së këtij Drafti i paraprinë shumë dëgjesa publike me qytetarë, grupe interesi, shoqërinë civile, etj, të cilët kanë shprehur mendimet dhe komentet e tyre.

Drafti i Planit do të publikohet së shpejti në websitin e Bashkisë Berat, ku qytetarët do kënë mundësinë të japin sugjerimet e tyre.Përgatitja e Planit të Përgjithshëm Urbanistik është kryer nga Bashkia Berat në bashkëpunim me  Co-Plan dhe me financim nga  USAID. Plani pritet të miratohet në Dhjetor 2016.