Home / Bashkia Berat / Këshilli Bashkiak

Këshilli Bashkiak

CameraKeshilli Bashkiak Berat perbehet nga keshilltare te zgjedhur sipas dispozitave te percaktuara ne Kodin Zgjedhor te Republikes se Shqiperise. Numri i anetareve te Keshillave Bashkiak percaktohet sipas numrit te popullsise. Keshilli i Bashkise Berat ka 31 (tridhjete e nje) keshilltare. Keshilli Bashkiak i ushtron funksionet e tij qe nga krijimi deri ne krijimin e keshillit te ri pasardhes. Mbledhjet e Keshillit Bashkiak zhvillohen si rregull sipas percaktimit qe ben vet keshilli, por jo me pak se nje here ne muaj. Mbledhja e keshillit quhet e vlefshme kur ne te merr pjese shumica e te gjithe anetareve te keshillit me perjashtim te rasteve kur kerkohet nje shumice tjeter per marrjen e vendimeve. Organet drejtuese te Keshillit Bashkiak jane Kryesia (Kryetari, Zevendeskryetari, Sekretari) Kryetari i keshillit kryen te gjitha detyrat e parashikuara ne nenin 36 pika 2  (germat a, b, c , dhe ç) te ligjit 8652, date 31.07.2000 “Per Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore. Ne mungese te Kryetarit te Keshillit detyrat e tij i  kryen zëvendëskryetari. Sekretari i Keshillit Bashkiak kryen te gjitha detyrat e parashikuara ne nenin 37, pika 2 (germat a,b,c,ç,d,dh) te ligjit nr 8652 date 31.07.2000. Keshilltaret mund te grupohen ne perputhje me orjentimin e tyre politik. Keshilli bashkiak krijon komisione te perhershme e te perkohshme per fusha te ndryshme te veprimtarise se vet. Procedura  e keshillit per mbledhje eshte kjo:

  • Pyetje nga keshilltaret rreth relacionit dhe projekt-vendimit te paraqitur.
  • Mendimi i komisionit te keshillit per materialin.
  • Diskutime nga keshilltaret e pranishem
  • Votim

 

Votimi ne Keshill behet i hapur ose i fshehte. Keshilli vendos per rastet kur votimi behet i fshehte. Mbledhjet e keshillit jane te hapura per publikun. Çdo qytetar lejohet te ndjeke mbledhjet e keshillit sipas menyres se percaktuar ne rregulloren e keshillit. Njoftimi per mbledhjen e Keshillit behet publik ne vende te caktuara nga keshilli dhe ne media. Detyrat e keshillit jane te percaktuara ne nenin nr 32 8652 dt 31.07.2000.

Permendim disa prej tyre :

  • Miraton statutin e komunes ose te bashkise, si dhe rregulloren e brendshme te funksionimit te vet.
  • Zgjedh dhe shkarkon kryetarin dhe zevendeskryetarin e keshillit.
  • Emeron dhe shkarkon sekretarin e keshillit komunal ose bashkiak.
  • Miraton buxhetin dhe ndryshimet e tij .
  • Miraton tjetersimin ose  dhenien ne perdorim te pronave te treteve .
  • Vendos per taksat e tarifat vendore , si dhe nivelin e tyre .
  • Vendos  per dhenien ose heqjen e mandatit te keshilltarit .
  • Vendos per simbolet e komunes ose te bashkise.
  • Jep tituj nderi dhe stimuj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *