Home / Projekte / Berati i bashkohet qyteteve Europiane që nënshkruajnë ‘’Deklaraten për Paqe’’.

Berati i bashkohet qyteteve Europiane që nënshkruajnë ‘’Deklaraten për Paqe’’.

Një projekt Europian që promovon zhvillimin dhe edukimin për paqen për të përmirësuar mirëqënien e popujve.
Iniciativa e filluar nga Zv Presidenti i parë i Parlamentit Europian Xhani Pitella, propozon të stimulojë nëpërmjet nënshkrimit të Deklaratës, çdo lloj iniciative dhe aktivitet që favorizon proceset e paqes në vlerën e saj më universale.
Deklarata për Paqen u nënshkrua në Bashkinë Berat ndërmjet Nën Kryetarit të Bashkisë Berat Z. Çlirim Brisku dhe Z. Piero Scutari, Kreu i Sekretariatit të Deklarates për Paqen në Bruksel.
Palët angazhohen, për të promovuar, sipas roleve të tyre dhe kompetencave specifike, realizimin e iniciativave dhe të aktiviteteve të parashikuara nga projekti, për të forcuar përhapjen e kulturës së paqes e frymëzuar nga principet e miratuara aty.
Deklarata bazohet në principet themelore të Bashkimit Europian, në veçanti në principet e Traktatit të Lisbonës të vitit 2009 dhe të Kartës së të Drejtave Themelore të Bashkimit Europian .
Deklarata për Paqen, angazhon palët nënshkruese të identifikojne, zhvillojnë dhe vlerësojnë kulturën e paqes brenda Bashkimit Europian dhe të nixsë energji të bashkëpunimit reciprok .
Koordinimi dhe mbeshtetja logjistike sigurohet nga Shoqata Percorsi, nje organizatë aktive në favor të paqes.
Në vijim, gjatë muajve Janar dhe Shkurt do të organizohen aktivitete me të rinjtë e qytetit të Beratit në bashkëpunim me rrjetin e shkollave Europiane dhe gjithashtu në Muajin Maj 2016, synohet të organizohet në Berat një aktivitet ndërkombëtar për paqen, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve ndërkombëtarë të cilët janë palë të nënshkrimit të Deklaratës për Paqen.