Home / Njoftime / MARRËVESHJA/ 2.2 milion franga zvicerane për menaxhimin e mbetjeve të ngurta në Qarkun e Beratit

MARRËVESHJA/ 2.2 milion franga zvicerane për menaxhimin e mbetjeve të ngurta në Qarkun e Beratit

MARRËVESHJA/ 2.2 milion franga zvicerane për menaxhimin e mbetjeve të ngurta në Qarkun e Beratit 
Në mjediset e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë u firmos sot një marrëveshje përmes së cilës qeveria zvicerane jep një grant prej 2.2 milion frangash me synim përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve të ngurta në Qarkun e Beratit.
Marrëveshja u nënshkrua nga ministri Damian Gjiknuri, ambasadori Christoph Graf dhe përfaqësues të katër prej bashkive të këtij Qarku, respektivisht Petrit Sinaj nga Bashkia Berat, Selfo Kapllani nga Bashkia Kuçovë, Juliana Memaj për Bashkinë Ura Vajgurore dhe Nesim Spahiu për Bashkinë e Skraparit.


Projekti do të zhvillojë kapacitetet e përgjithshme të autoriteteve publike për menaxhimin e mbetjeve të ngurta, por në veçanti do të nxisë aftësitë për hartimin e politikave dhe skemave të financimit për përmirësimin e shërbimeve. Ai do të hedhë bazat për investimet e ardhshme të qëndrueshme infrastrukturore.


Përmes projektit do të mbështetet zhvillimi institucional i kapaciteteve, rishikimi i Planit Rajonal për menaxhimin e mbetjeve dhe përgatitja e Studimit të Fizibilitetit, që synon masat e ardhshme rajonale të investimit. Synohet rritja e ndërgjegjësimit dhe informimi i publikut, ashtu sikurse hartimi dhe zbatimi i masave afatshkurtra.

22894081_1626904187352993_7498653069816352992_n