SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR NGRITJEN NË DETYRË PËR NËPUNËSIT CIVILË PËR KATEGORINE E ULËT DREJTUESE (Përgjegjës sektori)
Niveli I kërkuar I diplomës
MASTER SHKENCOR
Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe kreut II dhe III të Vendimit nr.242 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Bashkia Berat shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë për pozicionin :
v 1(një) Përgjegjës i Sektorit të Auditit të Brendshëm , Kategoria e pagës III-a/1.
* Pozicioni i lartpërmendur i’u ofrohen fillimisht nëpunësve civil të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele.
Vetëm në rast se për këtë pozicion në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë si edhe pranim nga jashtë në shërbimit civil.
Për të dyja procedurat (lëvizje paralele dhe ngritje në detyrë)aplikohet në të njëjtën kohë.
Data e dorëzimit të dokumentave për lëvizjen paralele do të jetë 24.08.2016
Data e dorëzimit të dokumentave për ngritje në detyrë do të jetë 29.08.2016
Përshkrim i përgjithshëm i punës dhe kriteret e veçanta që duhet të plotësojnë kandidatët:
Përshkrimi i përgjithshëmipunëspërpozicionin:
ü Organizon dhe drejton punë brenda sektorit raporton dhe përgjigjet direct te Kryetari Bashkisë .
ü Përgjigjet për përcaktimin e objektivave dhe planifikimin e veprimtarisë në Sektor
ü Organizon, mbikëqyr, koordinon dhe monitoron punen e specialistëve të Sektorit.
ü Drejton punën për njohjen e legjislacionit bazë, që i duhet gjatë punës, stafit të kontrollit.
ü Ndan pergjegjesite per objektivat e vendosura, rishikon cilesine e punes se audituesve dhe vlerëson performancën e tyre.
ü Garanton zbatimin e metodave dhe procedurave të auditimit në perputhje me standardet ndërkombëtare të auditimit.
ü Harton raportin e auditimit (vlerësim teknik) në bashkepunim me grupin e auditimit me të gjithë elementët e tjerë te dosjes së auditimit dhe ia paraqet për miratim Kryetarit të Bashkisë.
ü Kërkon dhe kontrollon zbatimin e përfundimeve të auditimit nga subjektet e audituara, në afatet e kërkuara nga aktet ligjore.
ü Drejton auditimin ekonomiko-financiar (vlerësimet e dëmeve etj.) në raste të emergjencave civile dhe në cdo rast kur kërkohet me ligj të vecantë.
ü Kontrollon veprimet e ndërmarra në pergjigje të rekomandimeve dhe të dobësive të konstatuara nga auditi.
ü Realizon vleresime, inspektime, investigime, ekzaminime apo shqyrtime, qe mund te kerkohen nga Kryetari i Bashkise.
ü Paraqet raportin e auditimeve të kryera sa herë që e kërkon Këshilli Bashkiak dhe strukturat e tjera të qeverisjes vendore, konform ligjit.
ü Ndjek rekomandimet e misioneve të kryera nga auditimet e jashtme që i bëhen Bashkisë dhe i paraqet titullarit të institucionit gjithë ecurinë e realizimit të tyre .
I – LËVIZJA PARALELE
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civil të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.
1- Kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e veçanta
Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për lëvizjen paralele janë :
- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon III-a/1
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit pozitiv, mirë apo shumë mirë.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
- Kandidatët të zotërojnë Diplome Universitare të nivelit / Master Shkencor sipas legjislacionit të arsimit të lartë në Shkenca Ekonomike dhe Shkenca Juridike … Si diploma Bachelor edhe ajo master shkencor duhet të jenë në të njejtën fushë . (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
- drejtuesi i njësisë së auditimit të brendshëm duhet të jetë i certifikuar si “Auditues i brendshëm” dhe të ketë përvojë pune 5 vjet si auditues i brendshëm ose i jashtëm;
- Njohja e gjuhës së huaj anglisht ose ndonjë gjuhë tjetër përbën avantazh.
- Mbajtësi i këtij pozicioni duhet të ketë aftësi të mira komunikimi
- Njohje të programeve bazë kompjuterike Word dhe Exel.
2- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi në sekretarinë e Bashkisë Berat ose edhe në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat, brenda datës 24.08.2016 dokumentat si më poshtë :
- Kërkesë me shkrim për aplikim (letër motivimi)
- Curriculum Vitae (jetëshkrim standard)
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara.
- Çertifikatë të përberjës familjare dhe fotokopje kartës së identitetit
- Aktin e statusit Nëpunësit Civil i konfirmuar
- Dëshmi kualifikimi (fotokopje e noterizuar) nëse ka
- Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit
- Vërtetim që nuk kanë masë disiplinore në fuqi
- Dëshmi i gjendjes gjyqësore, vërtetim nga gjykata, vërtetim nga prokuroria
- Raport mjeko –ligjor nga komisioni mjekësor kompetent i aftë për punë
- Fotokopje të librezës së punës në çdo rubrikë të plotësuar
3- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak
Në datën 25.08.2016 Drejtoriae Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë listën e paraprake të kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë, në faqen zyrtare të Bashkisë Berat , Shërbimin Kombëtar të Punësimit, si edhe në stendën e Informimit të Publikut.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat, nëpërmjet email-it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.
4- Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista.
- Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” si edhe Aktet nën ligjore qe rregullojnë marrëdhënien e punës në shërbimin civil
- Njohuritë mbi ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
- Njohuritë mbi ligjin nr 9367 datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të intereresave”.
- Njohuritë mbi ligjin Nr. 9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
- Ligji nr.114/2015 “Për auditimin e brendshëm në sektorin Publik”
- Ligji nr.9936 datë 26.06.2008 “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë”
- Ligji nr.10296 dartë 08.07.2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin “
5- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur proçesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, të Departamentit të Administratës Publike
Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm.
6- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në Faqen Zyrtare të Bashkisë, Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe në stendën e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .
II –NGRITJA NË DETYRË PËR KATEGORINË E ULËT DREJTUESE
Vetëm në rast se për këto pozicione në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë .
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse (vetëm një kategori më e ulët), të punësuar në të njëjtin apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:
- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar;
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);
- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” ose “Shumë mirë”;
- Niveli i diplomës duhet të jetë “Master Shkencor”. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
- Kandidatët të zotërojnë Diplome Universitare të nivelit / Master Shkencor sipas legjislacionit të arsimit të lartë në Shkenca Ekonomike / Shkenca Juridike …
- Si diploma Bachelor edhe ajo master shkencor duhet të jenë në të njejtën fushë . (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
- drejtuesi i njësisë së auditimit të brendshëm duhet të jetë i certifikuar si “Auditues i brendshëm” dhe të ketë përvojë pune 5 vjet si auditues i brendshëm ose i jashtëm;
- Njohja e gjuhës së huaj anglisht ose ndonjë gjuhë tjetër përbën avantazh.
- Mbajtësi i këtij pozicioni duhet të ketë aftësi të mira komunikimi
- Njohje të programeve bazë kompjuterike Word dhe Exel.
2- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi në sekretarinë e Bashkisë Berat ose në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat brenda datës 29.08.2016 dokumentat si më poshtë :
1. Kërkesë me shkrim për aplikim (leter motivimi)
2. Curriculum Vitae (jetëshkrim standard)
3. Aktin e statusit të nëpunësit civil të konfirmuar
4. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara
5. Certifikatë të përberjës familjare dhe fotokopje kartës së identitetit
6. Dëshmi kualifikimi (fotokopje e notëruar) nëse ka
7. Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit.
8. Vërtetim që nuk kanë masë administrative në fuqi
9. Dëshmi e gjëndjes gjyqësore
10. Raport mjeko–ligjor nga komisioni mjekësor kompetent i aftë për punë
11. Fotokopje të librezës së punës të plotësuar në të gjitha rubrikat
Dokumentat e mësipërme duhet të dorëzohen brenda datës 29.08.2016
3- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak
Duke filluar nga data 07.09.2016Drejtoriae Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë në Faqjen Zyrtare, Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe në stendën e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e veçanta dhe kushtet e për ngritje në detyrë për Kategorinë e Ulët Drejtuese, , si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për ngritje në detyrë do të njoftohen individualisht nga Drejtoriae Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat, nëpërmjet email-it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.
- Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:
- Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” si edhe Aktet nën ligjore qe rregullojnë marrëdhënien e punës në shërbimin civil
- Njohuritë mbi ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
- Njohuritë mbi ligjin nr 9367 datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të intereresave”.
- Njohuritë mbi ligjin Nr. 9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
- Ligji nr.114/2015 “Për auditimin e brendshëm në sektorin Publik”
- Ligji nr.9936 datë 26.06.2008 “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë”
- Ligji nr.10296 dartë 08.07.2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin “
4.1 Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e përgjithshëm të punës për pozicionin.
- Eksperiencën e tyre të mëparshme.
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
5- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve
Kandidatët do të vlerësohen me pikë sipas skemës së vlerësimit, si më poshtë :
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”,të Departamentit të Administratës Publike (DAP)
Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .
6- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Faqjen Zyrtare të Bashkisë dhe në stendën e informimit të publikut.
Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .
NJËSIA PERGJEGJËSE E MENAXHIMIT TË BURIMEVE NJERËZORE