Tryezë pune me shoqërinë civile mbi rolin e saj në garantimin e një Këshilli Bashkiak më të mirë
Këshilli Bashkiak Berat, në bashkëpunim me projektin “Bashki të Forta”, organizoi një tryezë pune me përfaqësues të shoqërisë civile, me fokus:
“Roli i shoqërisë civile në garantimin e një Këshilli Bashkiak më të mirë, në shërbim të qytetarëve”.
Gjatë takimit, pjesëmarrësit u informuan mbi të gjitha instrumentet dhe procedurat përmes të cilave qytetarët mund t’i drejtohen Këshillit për adresimin dhe zgjidhjen e problematikave të komunitetit.
Ky aktivitet përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt rritjes së transparencës, përfshirjes qytetare dhe forcimit të vendimmarrjes së Këshillit Bashkiak në shërbim të të gjithë qytetarëve.
Bashkia Berat Për një Berat të Qytetarëve



