Home / Trashëgimia / Mangalemi

Mangalemi

-Mangalemi:

Ansambli muzeal i lagjes “Mangalem” shtrihet në formë gjysmëharku në pjesën jugore dhe lindore të kodrës së kështjellës. Ky kompleks banimi mund të ketë qenë nga të parët që përfaqëson du-kurinë e zhvillimit të qytetit mesjetar jashtë mureve të for-tifikimit gjatë shek. XV-XVI, duke formuar në këtë mënyrë zonën e varroshit. Arkitektura unikale dhe origjinale e banesave duket se i përket kryesisht fazës ndërtimore të shek. XVIII-XIX me ndërthurjen e elementëve të gurit me atë të drurit. Kompaktësia e ndërtimeve, lidhja e përkryer e tyre me truallin ku vendo-sen dhe pamja pak a shumë e njëjtë arkitekturore, e bëjnë këtë ansambël një prej pikave më tërheqëse në tërësinë e vlerave të qendrës historike të Beratit. Ndryshe nga dy lagjet e tjera, “Mangalemi” ka një terren më tepër të aksidentuar dhe mundësia për të realizuar zgjidhje arkitekturore të lira mbetet më e kufizuar. Banesat janë shumë të ngjeshura njëra me tjetrën dhe në pjesën dërrmuese janë të dimensioneve të vogla. Shumica e tyre janë pa oborr dhe pa kopshte, si pasojë, hyrjet e banesave dalin drejt-përsëdrejti në rrugicë. Për të shfrytëzuar çdo sipërfaqe të mundshme të terrenit për banimin, ambientet e katit të sipërm shpeshherë dalin në rrugicë në formë erkeri duke mos penguar kalimin e njerëzve poshtë në kalldrëm. Një hijeshi të veçantë arkitekturës së lagjes i jep edhe prezenca e radhës së dyqa-neve në rreshtin e parë, aty ku aktualisht ushtrojnë ve-primtarinë e tyre biznese të ndryshme të qendrës histo-rike të qytetit. Në shumicën e literaturës turistike, për vetë kompozimin arkitekturor të ansamblit të “Mangalemit”, Berati cilësohet ndryshe edhe si “Qyteti i një mbi një Dritareve”.