Kalaja:
Ndodhet në pikën më të lartë të qendrës historike dhe është nga të paktat monu-mente të periudhës mesjetare në Shqipëri që vazhdon edhe sot të ketë një jetë intensive brenda mureve të saj rre-thues. Deri në shekullin XIII qyteti mesjetar zhvillohej kryesisht brenda territorit të kalasë, ku, përveç shumë monumenteve me karakter religjioz, mbrojtës dhe inxhinierik, kishte edhe një numër të konsiderueshëm banesash. Pamjen e sotme arkitekto-nike dhe urbanistike, ashtu si edhe dy lagjet e tjera, kalaja e mori gjatë shekujve XVIII-XIX. Si çdo vendbanim tjetër i fortifikuar, zhvillimi urbanistik është ndikuar drejtpërsëdrejti nga forma e fortifikimit dhe sidomos e hyrjeve. Rrjeti kryesor rrugor i lagjes është kushtëzuar në një masë të madhe nga hyrja kryesore veriore, prej së cilës degëzohen tri rrugë kryesore që përshkojnë lagjen; rruga lindore dhe perëndimore ndjekin murin rrethues, ndër-sa një tjetër shkon në qendër drejt zonës së akropolit. Nga këto tri arterie kryesore degëzohen një mori rrugicash, të cilat me gjarpërimet karak-teristike të urbanistikës mes-jetare, krijojnë një qarkullim mjaft interesant e funksional.
Godinat kryesore mbizotëruese, pa dyshim që janë banesat karakteristike që zënë një sipërfaqe të konsiderueshme në shpatin lindor, verior dhe perëndimor të kodrës; ndërsa, në pjesën më të lartë ndodhet kështjella e garnizonit dhe brenda saj selia. Terreni i ngushtë ka bërë që banesat të vendosen ngjeshur njëra-tjetrës, por megjithatë, ato e ruajnë de-ridiku larminë e tyre, ndry-she nga ato të lagjes “Mangalem”, ku terreni është më shumë i aksidentuar. Pavarësisht nga ngushtësia e tru-allit, banesat në pjesën më të madhe kanë nga një oborr sado të vogël. Shtëpitë dalin në rrugë kryesisht në faqet anësore, duke pasur zakonisht portën hyrëse të mbuluar me qemer, apo me arkitra. Banesat në pjesën dërrmuese i takojnë arkitekturës së peri-udhës osmane të shek. XVIII-XIX, sidomos edhe datimet që gjenden në hyrjet e tyre, konfirmojnë se janë rindër-tuar pas tërmetit të vitit 1851. Pjesa më e madhe e banesave janë të vogla, por nuk mun-gojnë edhe ato me përmasa të mëdha dhe me një arkitek-turë më të zhvilluar.
-Fortifikimi i Kalasë
Fortifikimi i Beratit është i vendosur në anën e djathtë të rrjedhës së lumit Osum, aty ku lugina arrin dhe formon një grykë të ngushtë rreth 50-60 m. Kodra mbi të cilën ngrihet fortifikimi, arrin një lartësi prej 187 m mbi nivelin e ujit të lumit dhe ka formën e një trekëndëshi të çrregullt, me majë të drejtuar nga veriu. Pozicioni strategjik i fortifikimit të Beratit bënte të mundur në antikitet dhe sidomos gjatë mesjetës, kontrollin e rrugës dhe kalimin nga krahinat fushore të Myzeqesë drejt brendësisë së te rritorit nëpërmjet luginës së Osumit.
Vendbanimi i hershëm antik në kalà, me përdorimin e blloqeve të mëdhenj në mure, shtrihej pak a shumë në linjat e sotme të mureve dhe kullave mesjetare. I pari që identifikoi qytetin e Beratit me Antipatrean antike, ishte oficeri anglez Willim Martin Leak, i cili sjell një citat nga autori romak Tit Livi, sipas të cilit “Antipatrea ndodhet në një grykë të ngushtë”. edhe murin galeri, që zbret në lumë, fortifikimi arrin një sipërfaqe të përgjithshme prej 16 ha, kurse vetë kodra arrin në rreth 9.6 ha, një vend-banim urban mesatar ky, po të bazohemi në standartet e një vendbanimi qytetar në botën antike. Rëndësinë e pozitës së veçantë strategjike, kalasë së Beratit ia përforcon edhe ngritja në shek. III para. Kr., e fortifikimit të Goricës, në krahun e majtë të lumit Osum, duke bërë gati të pa-]mundur kalimin lehtësisisht dhe depërtimin në brendësi të rajonit. Në gjendjen e sotme ekzistuese, fortifikimi i Beratit paraqitet kryesisht me një arkitekturë bizantino-osmane të murit rrethues, me 24 kulla dhe 4 hyrje dhe pak gjurmë nga faza e parë antike. Hyrja kryesore që ndodhet në anën veriore me një oborr të fortifikuar (bar-bakano) me korridor, i përket një rindërtimi të fillimit të shek. XIII, periudhë kur në kështjellë sundonte despoti i Epirit, Mihal Ëngjëll Komneni. Kjo hyrje mbrohet nga një kullë pesëkëndore në krahun e saj të djathtë. Kullat e tjera në gjithë perimetrin e murit janë ndërtuar në përshtatje me terrenin e kodrës. Po gjatë periudhës mesjetare – bizan
Shumica e autorëve të mëvonshëm mbështesin teorinë Antipatrea – Belgrad – Berat; ndërsa, ka edhe autorë të tjerë që mendojnë se Ant-patrea ndodhet në fushën e Korçës dhe jo në Berat dhe se, fortifikimi i Beratit mund të jetë Partha antike që del në burimet e shkruara të kohës.
Nga gërmimet e real-zuara në vitet `70 u zbuluan një pjesë traktesh, muresh me gurë të mëdhenj kuadratikë pa lidhje llaçi, karakteristikë kjo e shekujve IV-III para.Kr. Pra, fillesat si qendër e mirë-filltë qytetare duhet të kenë nisur në këtë periudhë histo-rike edhe pse jeta ka pas ekz-istuar edhe më parë. Dëshmi për këtë janë dy çekanë prej guri që datojnë në periudhën e bronzit. Duke përfshirë tine (shek.XIII), në majën më të lartë të kodrës ngrihet një tjetër rrethim, kështjella e garnizonit (akropoli), e paji-sur me dy hyrje dhe 5 kulla mbrojtëse, e cila shërbente si një vendstrehim për garni-zonin dhe parinë në rast të marrjes së brezit të rrethimit të parë. Në një periudhë të përafërt, brenda akropolit ngrihet një rrethim tjetër si vendqëndrim për dinjitarët e qytetit (selia), i cili mbrohet nga një kullë pesëkëndëshe në të djathtë të hyrjes dhe një katrore në të majtë të saj. Format e kullave janë nga më të ndryshmet: katrore, pykë, gjysmërrethore, formë U-je, etj. Periodizimi i ndërtimit të kullave shkon nga antikitetit i vonë bizantin, sundimi os-man, deri në periudhën e pashallëqeve shqiptare.