Ekipi ynë Tomorri, kur mbeten edhe pak javë nga përfundimi i kampionatit, renditet në vendin e dytë,duke hedhur një hap tësigurtë drejt kalimit për në superlige, (kategori e parë).Kjo ka ndodhur edhefalë mbështetjes që ekipit i është dhënë nga Bashkia Berat dhe Presidentit z.Ali Dyrmishi.
Të gjitha këto rezultate pozitive janë një fryt i bashkëpunimit Bashki- president.Presidenti ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në afrimin e mjaft lojtarëve cilësore në ekip. Nga na tjetër, nuk duhet harruar edhe kontributi që jep Bashkia, e cila, edhe pse në një kohë të rendë krize, ka miratuar një buxhet prej 92 milion lekësh, vetëm për shpenzime operative,përveç pagavepër personelin. Ky kujdes i veçantë, treguar ndaj ekipit të Tomorrit si dhe kontributi i dhënë nga z.Pëllumb Berberi,ka mundësuar ngjitjen e ekipit në kategorinë e parë (të dytë) nga kategoria e dytë (e tretë), në të cilën ekipi kaloidy vjet duke u ndeshur me ekipe të dorës se tretë, si asnjëherë në historinë e saj 87-vjeçare.Ndihma kryesore u dha nga Bashkia, e cilashpenzoi 46 milionë lekë vetëm për një fazë të këtij kampionati.Gjithashtu,kryetari i Bashkisë z.Fadil Nasufi i ka qendruar afër ekipit gjatë gjithë kohës duke e ndjekur atë edhe në transfertat më të largëta, dhe duke u berë kështu pjesë e ekipit në çdo moment.
Tomori ka ditur të fitojë si brenda fushës,ku përveç barazimit “aksidental” me 15herë kampionëte vendit, Partizanin,nuk ka njohur rrugë tjetër përveç fitores, si brenda fushe ashtu edhe jashtë saj. Jashtë fushe Tomorri ka marrë fitoretë rëndësishme edhe në fusha të tilla si ajo e Burrelit,Lushnjes dhe Vlorës në fazën e parë,si dhe në atë të Fierit në fazën e dytë.Ekipet që pretendojnë kalimin për në superligë (kategorinë e parë),si Pogradeci,Apolonia,Mamurrasi dhe Gramozi kanëdalë me humbje nga fusha jonë.Nuk duhet lënë pa përmendur dhe puna e palodhur e trajnerëve Memushi dhe Arbri, dhe së fundmi e Banos,të cilët kanë ditur ti gërshetojnë bukur të trija repartet, duke arritur nëkëtë mënyrë suksesin e ëndërruar prej gati mëse 11vjetësh,dhe duke provuar edhe atë që Federata e quan pa të drejtë Kategori te Dytë, por në fakt duhet quajtur e Tretë. Një mbështetje tepër e rëndësishme për ekipin është dhe tifozeria e zjarrtë që e ndjek ekipin nëçdo ndeshje si brenda dhe jashtë fushe, duke qënë lojtari i dymbëdhjetë i ekipit.Kanëmbetur edhe nëntë javë kampionat dhe objektivi i ekipit tonë për kalimin në superligë,është më afër se kurrë,duke parë dhe kalendarin që e favorizon dhe mbështetjen Bashki-Presidencë .