Nëse je:
Qytetar i Beratit;
15-29 vjeç;
Në kërkim të një zanati;
atëhere kjo thirrje është për ty.
Bashkia Berat dhe Organizata Help nëpërmjet projektit “Fuqizimi ekonomiko-shoqëror i Ballkanit Perëndimor” kërkon të përkrahë së paku 85 të rinj dhe te reja me anë të Formimit Profesional si dhe Formimit në Vendin e Punës.
Për të mësuar më shumë rreth këtyre programeve, ejani të premten, datë 22.02.2022, në orën 11, në Sallën e Këshillit Bashkiak në Berat. Gjatë seancës informuese do të shërndahen formularët e aplikimit si dhe do të shoqërohet secili nga ju që është i/e interesuar në plotësimin e saktë të tyre.