Thirrje për bizneset
Bashkia Berat është përfituese e projektit HEVON, i cili synon të mbështesë
bizneset që prodhojnë ose përdorin vaj ulliri ekstra të virgjër (EVO), duke i
ndihmuar të rrisin cilësinë, inovacionin dhe bashkëpunimin ndërkufitar mes
Shqipërisë, Italisë dhe Malit të Zi.
Në këtë kuadër, Bashkia Berat shpall këtë thirrje për bizneset e interesuara për të
marrë pjesë në këtë projekt.
Ne dy dokumentet bashkëngjitur do të mund të gjeni thirrjen e hapur si dhe
formatin e aplikimit.
Për të aplikuar, kompanitë duhet të plotësojnë Aneksin A, i cili është formulari
zyrtar ku deklarohen të dhënat e kompanisë dhe aktivitetet ku ato duan të marrin
pjesë. Dokumenti tjetër, Shprehja e Interesit (MOI), shërben si udhëzues dhe
shpjegon të gjitha rregullat, kriteret dhe përfitimet e thirrjes. Aplikimi dorëzohet në
adresat zyrtare të Bashkisë Berat së bashku me një dokument identifikimi të
përfaqësuesit që nënshkruan.
http://bashkiaberat.gov.al/wp-content/uploads/2025/12/Shprehje-Interesi-HEVON.pdf
http://bashkiaberat.gov.al/wp-content/uploads/2025/12/AnnexA-HEVON.pdf
Bashkia Berat Për një Berat të Qytetarëve